Finance, Banke & KontabilitetTiranë2 javë më parëFull Time
Specialist/e Kontabiliteti
Kompania: MB Consulting
Përshkrimi:
Pozita përfshin kryerjen e detyrave të kontabilitetit dhe raportimit financiar, përpunimin e të dhënave financiare dhe sigurimin e përputhshmërisë me legjislacionin tatimor.
Kandidati/ja do të punojë me programe financiare dhe do të kontribuojë në zhvillimin e praktikave të kontabilitetit brenda organizatës.
Kualifikimet:
Diplomë universitare në Financë/Kontabilitet;
Të ketë njohuri të mira të SKK dhe/ose SNRF;
Të ketë njohuri të legjislacionit tatimor në fuqi;
Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze ose italiane;
Njohuri të mira të programeve financiare dhe interes për të mësuar të reja;
Experienca e punës në fushën e kontabilitetit dhe raportimit financiar përbën avantazh.
Ofrojmë:
Ambjent pune dinamik;
Mundësi reale për zhvillim profesional dhe personal;
Pagë tërheqëse dhe konkurruese.
Dokumentet e kërkuara:
CV
Shënime:
Të dhënat personale të dërguara ruhen konform ligjit nr. 9887, “Për mbrojtjen e të Dhënave Personale”.