
Matrix Konstruksion është një nga kompanitë më të mëdha të ndërtimit në Shqipëri, e themeluar në vitin 1995, me fokus në zhvillimin urban, infrastrukturor dhe energjetik. Kompania ka një portofol të gjerë dhe është e specializuar në ndërtime civile dhe real estate, turizëm elitar, infrastrukturë dhe transport, si dhe energji të rinovueshme. Ky pozicion lidhet me zhvillimin dhe zbatimin e projekteve energjetike që kompania do të zhvillojë në kuadër të investimeve në energji të rinovueshme.
· Mbikëqyr kontraktorët dhe ndjek mbarëvajtjen e punimeve elektrike në terren, përfshirë nënstacionet, linjat elektrike, pikat e lidhjes, inverterat dhe sistemet MV/LV;
· Ndjek ecurinë e punimeve elektrike në të gjitha fazat, nga faza e projektimit, zbatimit deri tek kolaudimi përfundimtar;
· Planifikon, organizon dhe mbikëqyr punën e inxhinierëve dhe specialistëve elektrikë, në zyra dhe në kantier;
· Angazhohet dhe bën vlerësimin teknik për fazat e projektimit, si dhe oponencën teknike lidhur me projektin;
· Vlerëson dhe rishikon koston e projekteve elektrike;
· Harton raporte të detajuara të projektit, duke përfshirë ecurinë e tij, identifikimin e problemeve dhe planet e zgjidhjes;
· Mban dokumentacionin e plotë inxhinierik, duke përfshirë vizatimet, raportet teknike, specifikimet teknike dhe llogaritjet përkatëse;
· Kryen testime dhe inspektime në pajisjet elektrike për të siguruar funksionimin e duhur dhe përputhshmërinë me specifikimet dhe rekomandon ndryshime të mundshme;
· Identifikon defektet dhe zbaton masa korrigjuese për të zgjidhur problemet elektrike;
· Merr pjesë në hartimin dhe zbatimin e rregullores së Sigurimit Teknik në lidhje me instalimet elektrike;
· Kontrollon dhe siguron që stafi zbaton rregulloren e Sigurimit Teknik.
· Diplomë Bachelor ose Master në Inxhinieri Elektrike - Profili Energjetikë;
· Minimumi 5 vite eksperiencë në terren në projekte energjetike ose infrastrukturore;
· Eksperiencë në ndjekjen dhe mbikëqyrjen e punimeve elektrike në kantier;
· Njohuri shumë të mira mbi sistemet elektrike MV/LV dhe instalimet e energjisë së rinovueshme;
· Eksperiencë në testime, komisionim dhe kontroll cilësie të pajisjeve elektrike;
· Njohuri shumë të mira mbi standardet IEC dhe procedurat e sigurisë teknike në kantier;
· Njohuri të mira në AutoCAD dhe programe të tjera teknike inxhinierike;
· Eksperienca në projekte fotovoltaike përbën avantazh;
· Njohuri të mira të gjuhës angleze;
· Aftësi shumë të mira organizative dhe pune në grup;
· Gatishmëri për të punuar në kantier dhe për të ndjekur ecurinë e punimeve në terren.
Afati i aplikimit : 02 Qershor 2026