• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Nuk ka punë aktive

Kjo kompani nuk ka punë të publikuara aktualisht.

Kjo shpallje ka skaduar dhe nuk pranon më aplikime.
Matrix Konstruksion

Arkitekt / e

Matrix Konstruksion
Ndertimtari & InxhinieriTiranë1 muaj më parëFull Time

NJOFTIM PUNËSIMI

I raporton: Drejtuesit të Departamentit të Projektimit

Matrix Konstruksion është një nga kompanitë lider në ndërtim në Shqipëri, me një portofol të gjerë projektesh në ndërtim civil, real estate, turizëm elitar, infrastrukturë dhe energji të rinovueshme. Kompania kërkon të zgjerojë ekipin e saj me një Arkitekt/e, me eksperiencë të konsoliduar, për të kontribuar në zhvillimin dhe ndjekjen e projekteve të reja.

Detyrat dhe përgjegjësitë

· Ndjek proceset e hartimit të projekteve sipas Planit të investimeve, Strategjisë dhe Standardeve të Shoqërisë;
· Harton plane dhe projekte arkitekturore të objektit/eve sipas specifikave të projektit/ve;
· Krijon vizatime të detajuara arkitekturore, vizatime teknike, specifikime dhe modele duke përdorur programet (AutoCAd, Revit, SketchUp, Lumion, etj);
· Bashkëpunon ngushtësisht me menaxherët e projekteve dhe studio vendase apo ndërkombëtare për të siguruar që zgjidhjet e projektimit përmbushin standardet teknike dhe kërkesat strukturore;
· Kontrollon periodikisht ecurinë e punimeve dhe përditësimin e tyre me projektin sipas planit;
· Siguron që të gjitha projektet të jenë në përputhje me standardet e sigurisë dhe shëndetit, dhe rregulloret në fuqi;
· Mban nën kontroll realizimin e çdo projekti, duke nisur nga idetë paraprake deri në përfundimin e realizimit të tij, shoqëruar me një analizë të efekteve në tërësi;
· Përgatit dokumentacionin lidhur me procesin e aplikimit për leje zhvillimi dhe ndërtimi pranë institucioneve përkatëse;
· Analizon kërkesat e klientëve për ndryshime në projekt, në bashkëpunim me stafin e ndërtimit dhe bën rishikimet e nevojshme.

Kërkesat/ cilësitë:

· Të zotërojë diplomë në nivel Master Shkencor / Profesional ose diplomë të fituar në universitete të huaja të njohura nga MASR në Arkitekturë;
· Të ketë përvojë pune më shumë se 5 vite në zyrë projektimi ose kompani ndërtimi për projektim hapësirash publike, banimi, shërbimesh, hoteleri, komplekse turistike, resorte;
· Të ketë njohuri të mira të programeve si Autocad 2D, 3D, Revit, Paketa Adobe, SketchUp, Lumion, etj;
· Të jetë i/e njohur me dokumentacionet tekniko ligjore që përmban një dosje aplikimi për Leje zhvillimi apo Leje ndërtimi;
· Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, dhe /ose gjuhë të huaja të tjera të Bashkimit Evropian;
· Aftësi shumë të mira analitike, menaxhimi, planifikimi dhe organizimi të disa projekteve njëkohësisht;
· Aftësi për të punuar në grup dhe për të gjetur zgjidhje;
· Të ketë iniciativë dhe fleksibilitet lidhur me orarin e punës;
· Të ruajë konfidencialitetin e informacionit në punë;
· Etikë pune dhe integritet, në respektim të standardeve të Shoqërisë.

  • Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
  • Të dhënat e kandidatëve do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në zbatim të ligjit nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, i ndryshuar.