Përshkrimi
MATILPRO SHPK, një kompani udhëheqëse në prodhimin e artikujve tekstilë si jorganë, jastëkë dhe çarçafë, po e zgjerojnë ekipin e prodhimit duke kërkuar persona të përpiktë dhe të motivuar për rolin Paketues/e. Personi i përzgjedhur do të punojë në një ekip aktiv dhe do të ketë rol të drejtpërdrejtë në fazën përmbyllëse të prodhimit, duke garantuar që produktet të paketohen në mënyrë të sigurt dhe në përputhje me standardet e cilësisë.
Detyrat
Përgjegjësitë kryesore të pozitës:
- Pranimi i produkteve të përfunduara nga linja e prodhimit.
- Kryerja e kontrollit vizual të produkteve për të dalluar dhe larguar njësitë me defekte.
- Paketimi i produkteve me saktësi dhe shpejtësi, sipas udhëzimeve të përcaktuara.
- Vendosja e etiketave në paketime me të dhënat e nevojshme.
- Kujdesi për pastrimin dhe mirëmbajtjen e hapësirës së punës, me qëllim ruajtjen e një ambienti të rregullt dhe të sigurt.
- Zbatimi i të gjitha rregullave të sigurisë dhe i procedurave standarde të punës.
- Njoftimi i mbikëqyrësit për çdo problem apo mangësi të konstatuar.
Kualifikimet
- Përvoja e mëhershme në mjedise prodhimi përbën përparësi, por nuk është e domosdoshme.
- Kërkohet korrektësi dhe etikë pune.
Shënime
Adresa: Rr: “VANGJEL NOTI”, LAPRAKE, TIRANE