
Përgjegjësi/ja e Linjës merret me organizimin, bashkërendimin dhe mbikëqyrjen e prodhimit në linjën që ka në administrim, me synim që plani i prodhimit për jorganë, jastëkë, çarçafë, veshje dysheku dhe artikuj të tjerë tekstili të realizohet sipas standardeve të cilësisë, afateve të vendosura dhe kërkesave të klientëve.
Organizimi i punës në linjë
Planifikon dhe ndan detyrat e përditshme për stafin e linjës.
Kujdeset që plani ditor i prodhimit të zbatohet në përputhje me objektivat e përcaktuara.
Ndjek ecurinë e normave të prodhimit dhe ndërmerr veprime për të shmangur ose ulur vonesat.
Bashkëpunon me sektorët e tjerë të prodhimit për të siguruar vijimësi të rregullt të procesit.
Mbikëqyrja e procesit të prodhimit
Mbikëqyr fazat e prerjes, qepjes, mbushjes, paketimit dhe veprime të tjera, në varësi të produktit që prodhohet në linjë.
Siguron zbatimin e skedave teknike, procedurave të punës dhe standardeve të kompanisë.
Dallon dhe zgjidh çështjet operative që ndikojnë te produktiviteti dhe cilësia e prodhimit.
Kontrollon përdorimin e saktë të materialeve dhe aksesorëve gjatë procesit.
Kontrolli i cilësisë
Siguron që artikujt e prodhuar të përmbushin kriteret e cilësisë së kompanisë dhe pritshmëritë e klientëve.
Zhvillon kontrolle të rregullta gjatë prodhimit për të parandaluar shfaqjen e defekteve.
Punon ngushtë me sektorin e Kontrollit të Cilësisë për të evidentuar dhe korrigjuar mospërputhjet.
Raporton problematikat dhe ndjek zbatimin e masave korrigjuese për uljen e defekteve.
Menaxhimi i personelit
Udhëheq, motivon dhe mbështet punonjësit e linjës për arritjen e objektivave të prodhimit.
Vlerëson performancën dhe ndjek disiplinën e stafit.
Njofton Përgjegjësin e Prodhimit për mungesat, vonesat dhe problematikat që lidhen me personelin.
Trajnon dhe orienton punonjësit e rinj për proceset e punës.
Menaxhimi i materialeve dhe pajisjeve
Kontrollon nëse materialet e nevojshme janë të disponueshme për vazhdimësinë e prodhimit.
Raporton rastet e mungesës ose dëmtimit të materialeve dhe pajisjeve.
Kujdeset për përdorimin e duhur dhe mirëmbajtjen bazë të pajisjeve të linjës.
Njofton menjëherë për çdo problem teknik që mund të ndikojë në procesin e prodhimit.
Siguria dhe shëndeti në punë
Raportimi
Harton raportet ditore të prodhimit për linjën.
Raporton sasinë e prodhuar, nivelin e produktivitetit, defektet dhe problematikat operative.
Informon Përgjegjësin e Prodhimit për çdo devijim nga plani i prodhimit dhe propozon masa për përmirësim.
Përfitime
Ofron ambient profesional pune.
Ka mundësi për zhvillim dhe rritje në karrierë.
Sigurohet trajnim dhe mbështetje e vazhdueshme.
Ofron pagë konkurruese.