Përshkrimi
Maritim Hotel Plaza Tirana po kërkon staf për Departamentin e Kuzhinës.
Pozicioni: Kuzhinier / Ndihmës Kuzhinier
Detyrat
- Mëson përgatitjen e të gjithë artikujve ushqimorë duke ndjekur metodat dhe recetat e përcaktuara.
- Mat dhe kombinon përbërësit sipas formulës standarde për përgatitjen e ushqimit, nën mbikëqyrjen e supervizorit (Chef de Partie) ose zëvendësuesit të tij.
- Kryen përgatitjet paraprake të ushqimit (mis-en-place) sipas kërkesave.
- Merr pjesë në udhëzimet që lidhen me politikat dhe standardet e kontrollit të racioneve në pjatë.
- Sistemon dhe ruan të gjithë artikujt ushqimorë sipas procedurave të vendosura.
- Respekton standardet e higjienës dhe pastërtisë së Hotelit.
Kualifikimet
- Kërkohet eksperiencë në këtë fushë prej të paktën 2 vitesh.