Përshkrimi
Maison de Parfum Arabic po zgjeron ekipin dhe është në kërkim të një shitëseje për dyqan, me energji, komunikim të mirë dhe ndjenjë përgjegjësie.
Pozicioni: Shitëse në dyqan
Orari: 6 orë në ditë
Lloji i punës: Me kohë të plotë
Paga dhe kushtet e punës do të trajtohen gjatë intervistës.
Kualifikimet
- Mosha e preferuar është 18–30 vjeç.
- Kërkohen aftësi shumë të mira në komunikim dhe në procesin e shitjes.
- Nevojitet paraqitje e rregullt dhe profesionale.
- Kërkohet qëndrueshmëri pozitive dhe fokus te klienti.
- Kandidatja duhet të jetë e aftë të punojë në mënyrë të pavarur dhe me përgjegjësi.
- Njohuritë bazë për përdorimin e rrjeteve sociale në funksion të promovimit konsiderohen përparësi.
- Përvoja në shitje, parfumeri ose në shërbim ndaj klientit është avantazh, por nuk kërkohet detyrimisht.
- Kërkohet gatishmëri për angazhim 6 orë në ditë me synim bashkëpunimi afatgjatë.
- Kandidatja nuk duhet të ketë angazhime të tjera pune që ndikojnë në orarin e punës.
- Duhet të ketë komunikim të mirë me klientët.
- Kërkohet të jetë e sjellshme, korrekte dhe me paraqitje të mirë.
- Nuk duhet të ketë angazhime të tjera pune.
- Përvoja në shitje vlerësohet si përparësi, por nuk është kusht i domosdoshëm.
Ofrojmë
- Ofron ambient pune profesional dhe dinamik.
- Sigurohet trajnim për produktet dhe për mënyrën e realizimit të shitjes.
- Ka mundësi për zhvillim profesional dhe rritje brenda kompanisë.
Maison de Parfum Arabic
Exclusive retailer of Arabic brands
Vendndodhja: Maison de Parfum Arabic Myslym Shyri ose FGT ( Qendra prane TEG)