Menaxher Shitjesh / Magazinier
Kompania: Magic Elektrik
Vendndodhja: Durrës
Përshkrimi:
Magic Elektrik është një kompani shqiptare me 30 vite përvojë në fushën e instalimeve elektrike, shërbimeve teknike dhe sistemeve të automatizimit, me një portofol të gjerë projektesh në sektorin rezidencial, komercial dhe industrial. Falë standardeve të larta, përkushtimit profesional dhe certifikimeve ndërkombëtare, kemi ndërtuar një emër të respektuar në treg.
Ofrojmë një vend pune të qëndrueshëm me mundësi zhvillimi profesional, ambient miqësor e bashkëpunues dhe pagë konkurruese.
Detyrat:
- Mirëpret dhe asiston klientët në banak, duke identifikuar nevojat e tyre dhe ofruar produkte të përshtatshme.
- Harton dhe prezanton oferta sipas kërkesave të klientëve.
- Menaxhon procesin e shitjes, kryen arkëtimet dhe raporton arkën ditore.
- Regjistron shitjet dhe blerjet, ndjek hyrjen dhe daljet në magazinë.
- Monitoron gjendjen e stokut, raporton mungesat dhe ndjek furnizimet.
- Organizon dhe mirëmban rendin e rafteve, banakut dhe magazinës së brendshme.
- Ruan marrëdhëniet me klientët.
Kualifikimet:
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe shërbimi ndaj klientit.
- Eksperienca e mëparshme në shitje ose në pozicione të ngjashme përbën avantazh.
- Njohuri bazë kompjuterike (Microsoft Office, POS).
- Njohja e materialeve elektrike konsiderohet avantazh, por ofrohet trajnim i plotë.
- Integritet, profesionalizëm, korrektësi dhe aftësi për të punuar në grup.