Macro Logistics ka hapur një vend të lirë pune për pozitën e mëposhtme.
- Koordinator i Logjistikës
Macro Logistics SHPK po kërkon një Koordinator të Logjistikës për ekipin në Ferizaj. Personi i përzgjedhur do të merret me bashkërendimin e transporteve, komunikimin me klientët dhe partnerët, si dhe me mbikëqyrjen e proceseve logjistike.
Detyrat kryesore:
- Të planifikojë dhe koordinojë transportet brenda vendit dhe ato ndërkombëtare.
- Të mbajë komunikim të vazhdueshëm me klientë, partnerë dhe transportues.
- Të përcjellë dërgesat dhe të administrojë dokumentacionin përkatës.
- Të trajtojë çështjet operative dhe të sigurojë funksionimin e rregullt të proceseve logjistike.
Kriteret:
- Të ketë së paku 2 vite përvojë pune në fushën e logjistikës, transportit ose spedicionit.
- Të posedojë shkathtësi të mira në komunikim dhe organizim.
- Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze.
- Njohja e gjuhës serbo-kroate konsiderohet përparësi.
- Të ketë njohuri bazike të programeve kompjuterike, përfshirë MS Office.
- Të jetë i aftë të punojë në ekip dhe nën presion.
Ne ofrojmë:
- Pagë konkurruese.
- Mjedis pune profesional dhe dinamik.
- Mundësi për zhvillim dhe ngritje në karrierë.
Lokacioni: Ferizaj
Orari: Full Time
Vetëm kandidatët që i përmbushin kriteret dhe kanë përvojë të mëparshme relevante do të ftohen për intervistë.