Manovrator për Kranet Kullë
Përshkrimi: Manovratori për Kranet Kullë është përgjegjës për operimin e kraneve të lartë (kullë) në kantier, duke siguruar ngarkimin, lëvizjen dhe vendosjen e materialeve në mënyrë të sigurt dhe efikase. Ai punon ngushtë me inxhinierët dhe ekipet në terren për të mbështetur realizimin e punimeve sipas planit dhe afateve të projektit.
Detyrat:
- Operon kranin kulle sipas udhëzimeve dhe planit të punës;
- Siguron ngarkimin dhe shkarkimin e materialeve me kujdes dhe siguri;
- Bashkëpunon me ekipet në terren për vendosjen e materialeve në vendin e duhur;
- Kryen kontrollin vizual dhe rutinor të kranit para përdorimit;
- Raporton çdo problem teknik ose defekt të kranit;
- Respekton rregullat e sigurisë në kantier dhe standardet e projektit;
Kualifikimet:
- Certifikatë/Trajnim për operim kranesh kullë;
- Përvojë në operimin e kraneve të lartë (avantazh i madh);
- Njohuri të rregullave të sigurisë në kantier;
- Aftësi për të punuar me përgjegjësi dhe përqendrim të lartë;
- Komunikim i mirë dhe bashkëpunim me ekipin;
Dokumentet e kërkuara:
Shënime:
- Vetem kandidatet e perzgjedhur do te kontaktohen.
- Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet sipas ligjit Nr. 9887 të vendosur nga Parlamenti i Shqipërisë mbi “Mbrojtjen e të dhënave personale”.