Inxhinier Ndërtimi
Përshkrimi:
Inxhinieri i Ndërtimit është përgjegjës për organizimin, mbikëqyrjen dhe realizimin e punimeve në kantier, duke siguruar zbatimin korrekt të projektit sipas specifikimeve teknike, standardeve të cilësisë dhe afateve të përcaktuara. Ai luan një rol kyç në koordinimin e proceseve të ndërtimit dhe menaxhimin e burimeve në terren.
Detyrat:
- Organizimi dhe ndjekja e proceseve të punës në kantier
- Zbatimi korrekt i projektit dhe dokumentacionit teknik
- Koordinimi i punëtorëve, nënkontraktorëve dhe furnitorëve
- Kontrolli i cilësisë së punimeve dhe materialeve ndërtimore
- Monitorimi i progresit dhe respektimi i afateve të projektit
- Zbatimi i standardeve të sigurisë dhe shëndetit në punë
- Evidentimi dhe raportimi i problematikave teknike
Kualifikimet:
- Diplomë universitare në Inxhinieri Ndërtimi
- Minimumi 3 vite eksperiencë në kantier
- Aftësi për të lexuar dhe interpretuar projekte teknike
- Njohuri në AutoCAD dhe programe të tjera inxhinierike
- Aftësi të mira organizimi, komunikimi dhe drejtimi ekipi
Dokumentet e kërkuara:
Shënime:
- Vetem kandidatet e perzgjedhur do te kontaktohen.
- Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet sipas ligjit Nr. 9887 të vendosur nga Parlamenti i Shqipërisë mbi “Mbrojtjen e të dhënave personale”.