• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Mabetex Group

Inxhinier Mekanik Palase

Mabetex Group
Apliko
Ndertimtari & InxhinieriHimarë2 javë më parëFull Time

Inxhinier Mekanik

Përshkrimi: Inxhinieri Mekanik është përgjegjës për projektimin, mbikëqyrjen dhe zbatimin e sistemeve mekanike në objekt, si sistemet HVAC (ngrohje, ventilim dhe ajër i kondicionuar), instalimet hidraulike dhe sistemet e tjera teknike. Ai siguron që të gjitha instalimet të realizohen sipas projektit, standardeve teknike dhe kërkesave funksionale të objektit.

Detyrat:

  • Kontrollon përputhshmërinë e vizatimeve MEP me projektin arkitektonik dhe strukturor (kalimet e tubacioneve/kanaleve, hapjet, lartësitë e tavaneve, koordinimi me elementet strukturore)
  • Verifikon në kantier që instalimet mekanike (HVAC, tubacione, pajisje) zbatohen sipas projektit dhe nuk krijojnë konflikte me strukturën dhe arkitekturën, duke koordinuar çdo ndryshim të nevojshëm me disiplinat përkatëse
  • Mbikëqyr instalimin e sistemeve mekanike në kantier
  • Siguron zbatimin korrekt të projekteve mekanike
  • Koordinon punën me inxhinierët e disiplinave të tjera dhe ekipet në terren
  • Kontrollon cilësinë e materialeve dhe të instalimeve
  • Ndjek progresin e punimeve dhe përputhshmërinë me afatet
  • Identifikon dhe zgjidh problematika teknike gjatë zbatimit
  • Merr pjesë në testimin dhe vënien në punë të sistemeve

Kualifikimet:

  • Diplomë në Inxhinieri Mekanike
  • Njohuri të sistemeve HVAC, hidraulike dhe instalimeve teknike
  • Aftësi në leximin dhe interpretimin e projekteve mekanike
  • Njohuri në programe teknike (AutoCAD, ose të ngjashme)
  • Aftësi të mira organizimi dhe komunikimi
  • Përvojë në kantier (Avantazh)

Dokumentet e kërkuara:

  • CV

Shënime:

  • Vetem kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
  • Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet sipas ligjit Nr. 9887 të vendosur nga Parlamenti i Shqipërisë mbi “Mbrojtjen e të dhënave personale”.