Inxhinier Kostoist
Përshkrimi: Inxhinieri Kostoist është përgjegjës për përllogaritjen, analizimin dhe kontrollin e kostove në projekte ndërtimi. Ky rol përfshin përgatitjen e preventivave, ndjekjen e shpenzimeve dhe sigurimin që projekti të realizohet brenda buxhetit të përcaktuar, pa cenuar cilësinë e punimeve.
Detyrat:
- Harton preventivat dhe kostot e projekteve të ndërtimit
- Analizon ofertat dhe përzgjedh furnitorë/nënkontraktorë
- Përgatit situacione mujore dhe raporte financiare për projektin
- Identifikon mundësi për optimizim të kostove pa cenuar cilësinë
- Koordinon me inxhinierët e kantierit dhe departamentin financiar
Kualifikimet:
- Diplomë në Inxhinieri Ndërtimi ose Ekonomi Ndërtimi
- Eksperiencë në përgatitje preventivash dhe analizë kostosh minimum 5 vite.
- Njohuri të mira të materialeve dhe proceseve të ndërtimit
- Aftësi në përdorimin e Excel dhe programeve të tjera financiare/teknike
- Njohuri në leximin e projekteve dhe matjen e volumeve
- Aftësi analitike dhe vëmendje ndaj detajeve
Dokumentet e kërkuara:
Shënime:
- Vetem kandidatet e perzgjedhur do te kontaktohen.
- Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet sipas ligjit Nr. 9887 të vendosur nga Parlamenti i Shqipërisë mbi “Mbrojtjen e të dhënave personale”.