• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Mabetex Group

Arkitekt/e Palase

Mabetex Group
Apliko
Ndertimtari & InxhinieriHimarë1 javë më parëFull Time

Arkitekt/e për mbikëqyrje në kantier

Përshkrimi:
Mabetex kerkon te punesoje Arkitet/e për mbikëqyrje në kantier është përgjegjës për ndjekjen e zbatimit të projektit arkitektonik dhe sigurimin e realizimit korrekt të detajeve në objekt. Ky rol fokusohen në kontrollin e cilësisë, përputhshmërinë me projektin dhe koordinimin me ekipet teknike gjatë gjithë fazës së ndërtimit.

Detyrat:

  • Kontrollon përputhshmërinë midis vizatimeve arkitektonike dhe atyre strukturore në projektin e zbatimit (dimensione, nivele, aksa, trashësi elementesh).
  • Verifikon në kantier që zbatimi i punimeve (forma, hapjet, lartësitë, elementet konstruktive) përputhet me projektin e miratuar arkitektonik dhe strukturor.
  • Identifikon dhe koordinon mospërputhjet midis arkitekturës dhe konstruksionit, duke propozuar zgjidhje dhe duke komunikuar me projektuesit për rishikime të nevojshme.
  • Mbikëqyr zbatimin e projektit arkitektonik në kantier.
  • Siguron realizimin korrekt të detajeve dhe përfundimeve.
  • Koordinon me inxhinierët, zbatuesit dhe ekipet në terren.
  • Kontrollon përputhshmërinë e punimeve me vizatimet dhe specifikimet.
  • Jep zgjidhje për ndryshime apo problematika që lindin gjatë punimeve.
  • Merr pjesë në inspektime dhe ndjek progresin e projektit.
  • Raporton mbi ecurinë dhe cilësinë e punimeve.

Kualifikimet:

  • Diplomë në Arkitekturë.
  • Eksperiencë në projekte ndërtimi dhe ndjekje kantieri, minimuni 3 vite.
  • Njohuri shumë të mira të detajeve arkitektonike dhe materialeve.
  • Aftësi në leximin dhe interpretimin e projekteve.
  • Njohuri në programe si AutoCAD, SketchUp, ose të ngjashme.
  • Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunues.

Dokumentet e kërkuara:

  • CV

Shënime:

  • Vetem kandidatet e perzgjedhur do te kontaktohen.
  • Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet sipas ligjit Nr. 9887 të vendosur nga Parlamenti i Shqipërisë mbi “Mbrojtjen e të dhënave personale”.