• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Kjo shpallje ka skaduar dhe nuk pranon më aplikime.
Luarasi University

THIRRJE PËR APLIKIM: PËRGJEGJËS I DEPARTAMENTIT “ADMINISTRIM BIZNESI”, LEKTOR/ASISTENT LEKTOR – FAKULTETI EKONOMIK, UNIVERSITETI “LUARASI”

Luarasi University
Edukim & TrajnimTiranë10 muaj më parë

Posted on 30 Aug 2024

/ off

/ Web Admin

THIRRJE PËR APLIKIM: PËRGJEGJËS I DEPARTAMENTIT “ADMINISTRIM BIZNESI”, LEKTOR/ASISTENT LEKTOR – FAKULTETI EKONOMIK, UNIVERSITETI “LUARASI”

THIRRJE PËR APLIKIM: PËRGJEGJËS I DEPARTAMENTIT “ADMINISTRIM BIZNESI”, LEKTOR/ASISTENT LEKTOR – FAKULTETI EKONOMIK, UNIVERSITETI “LUARASI”

Data e Intervistës : 24 shtator, ora 11.00, Pranë Universitetit Luarasi

Vënde vakante Përgjegjës i Departamentit “Adminisitrim Biznesi”

Universiteti “Luarasi”, konform përcaktimeve të Ligjit nr. 80/2015, datë 22.07.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, dhe Statutit të Universiteti “Luarasi”, shpall njoftimin për konkurim të hapur, për Përgjegjës i Departamentit “Adminisitrim Biznesi”.

Kritere të përgjithshme që duhet të plotësoj/në kandidati/ët

  • Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar
  • Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkuron;
  • Të jetë i aftë të garantoj standardin e cilësisë dhe efikasitetin në mësimdhënie.
  • Të ketë aftësinë e punës në grup dhe të komunikimit profesional me kolegët dhe studentët;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të Gjykatës për kryerjen e një vepre penale si dhe të mos jetë person nën hetim;
  • Të jetë i aftë nga ana shëndetësore;
  • Të ketë eksperiencë në punë.

Kriteret Bazë

  • Të jetë diplomuar në Fakultet Ekonomie;
  • Të ketë, minimumi, Gradën PhD, “Doktor i Shkencave” në ekonomi;
  • Të ketë punuar mbi 3 – vjet si pedagog i brendshëm në Arsimin e Lartë Universitar
  • Të zotërojë gjuhën Angleze me shkrim dhe të folur.

Dokumentacioni i kërkuar

  • Kërkesë me shkrim drejtuar Universitetit “Luarasi”
  • Fotokopje të diplomave dhe të çertifikatës/ave së notave të noterizuar/a. (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).
  • Dy letra rekomandimi dhe të paktën një nga letrat të jetë nga punëdhënësi / drejtuesi i fundit nëse ka një të tillë;
  • Nëse ka pervoje të mëparshme në mësimdhënie, një nga letrat e rekomandimit të jetë nga titullari i IAL;
  • Fotokopje të dëshmive e kualifikimeve të ndryshme, si dhe të publikimeve e të pjesëmarrjeve në Konferenca Shkencore.
  • Fotokopje të kartës së identitetit, ose ndonjë dokumenti tjetër identifikimi;
  • Fotokopje të librezës së punës, nëse ka, apo vetëdeklarim punësimi ose vetëdeklarim si i punësuar;
  • Fotokopje e noterizuar e dëshmisë së zotërimit të gjuhës së huaj;

Skualifikohen dhe nuk kalojnë në fazën e dytë, thirrjen në intervistë, ata aplikantë të cilët paraqesin dokumenta të pa noterizuara, ose kanë mangësi në dokumentacionin e kërkuar.

Vënde vakante LEKTOR/ASISTENT LEKTOR – FAKULTETI EKONOMIK

Departamenti: Financë-Bankë/Ekonomiks

Universiteti Luarasi kërkon të zgjerojë skuadrën akademike dhe fton kandidatët e kualifikuar të aplikojnë për pozicionin e Lektorit ose Asistent Lektorit në Fakultetin e Ekonomik.

Detyrat Kryesore

  • Mësimdhënie në lëndët që ndodhen nën kompetencën e Departamentit të Financë-Bankës, Administrim Biznesit ose Ekonomiksit.
  • Përgatitje dhe realizim i planeve mësimore dhe programit akademik.
  • Kryerje kërkimesh shkencore dhe studimeve në fushën e financës, administrimit të biznesit dhe ekonomiksit.
  • Mbikëqyrje e punimeve të diplomës dhe këshillimit akademik për studentët.
  • Pjesëmarrje aktive në aktivitete dhe projekte shkencore të departamentit dhe universitetit.

Kualifikimet e Kërkuara

  • Diplomë e Masterit të Shkencave në fushat përkatëse. (Titujt dhe gradat akademike konsiderohen një avantazh)
  • Përvojë mësimdhënieje dhe/ose kërkimore në fushën përkatëse është një avantazh.
  • Shkathtësi të mira të komunikimit dhe bashkëpunimit në ekip.
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze.
  • Aftësi për të motivuar dhe udhëzuar studentët.