
Universiteti “Luarasi”, konform përcaktimeve të Ligjit nr. 80/2015, datë 22.07.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, të Statutit të Universiteti “Luarasi”, “Për punësimin e personelit akademik me kohë të plote për vitin akademik 2025 – 2026”, shpall njoftimin për konkurim të hapur, për 2 vende të lira pune si Pedagog i brendshëm në Departamentin Financë Bankë dhe Departamentin Ekonomiks/ Fakulteti Ekonomik.
Personeli akademik me kohë të plotë që do të punësohet, do të ketë postin e Pedagogut të brendshëm dhe do të anagazhohet në mësimdhënie në programin e studimeve të ciklit të parë “Bachelor” dhe të dytë “Master”, pranë Fakultetit Ekonomik.
Të implementojë standarte të larta mësimdhënieje dhe kërkimi duke përmirësuar vazhdimisht kurrikulën dhe metodologjinë e mësimdhënies. Ofrimi i këshillimit dhe mbështetjes akademike për studentet. Kontribut në përmirësimin e kurrikules dhe programeve te reja te studimit. Promovimi i Fakultetit Ekonomik ne nivel kombetar dhe nderkombetar.
1- Kërkesë me shkrim drejtuar Universitetit “Luarasi”
2- Fotokopje të diplomave dhe të çertifikatës/ave së notave të noterizuar/a. (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).
3- Dy letra rekomandimi dhe të paktën një nga letrat të jetë nga punëdhënësi / drejtuesi i fundit nëse ka një të tillë.
4- Nëse ka pervoje të mëparshme në mësimdhënie, një nga letrat e rekomandimit të jetë nga titullari i IAL.
5- Fotokopje të dëshmive e kualifikimeve të ndryshme, si dhe të publikimeve e të pjesëmarrjeve në Konferenca Shkencore.
6- Fotokopje të kartës së identitetit, ose ndonjë dokumenti tjetër identifikimi;
7- Fotokopje të librezës së punës, nëse ka, apo vetëdeklarim punësimi ose vetëdeklarim si i punësuar.
8- Fotokopje e noterizuar e dëshmisë së zotërimit të gjuhës së huaj
Skualifikohen dhe nuk kalojnë në fazën e dytë, thirrjen në intervistë, ata aplikantë të cilët paraqesin dokumenta të pa noterizuara, ose kanë mangësi në dokumentacionin e kërkuar.
Dokumentat duhet të dorëzohen permes shërbimit postar ose dorazi në adresën:
** Universiteti “Luarasi”, Tiranë.
Adresa: Rruga e Elbasanit, Nd. 59, H.1
Njësia Administrative Nr.2, Kodi Postar 1010
Tiranë, Shqipëri
Aplikim për Staf Akademik në Universitetin “Luarasi”
Afati për dorëzimin e dokumentave është deri më datë 15.07.2025.
Zyrën e Burimeve Njerëzore të Universitetit “Luarasi” në adresen: