• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Luarasi University

NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE – FAKULTETIT TË TEKNOLOGJISË SË INFORMACIONIT DHE INOVACIONI

Luarasi University
Apliko
Edukim & TrajnimTiranë8 muaj më parë

NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE – Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit dhe Inovacioni

Universiteti “Luarasi”, për nevojat e plotësimit të stafit akademik, njofton hapjen e procedurave të rekrutimit 8 (tetë) pedagogë të brendshëm,

  • 3 (tre) Pedagogë në Departamentin Informatikë Ekonomike
  • 3 (tre) Pedagogë në Departamentin e Teknologjisë së Informacionit dhe Inovacionit
  • 2 (dy) Pedagogë në Departamentin Matematikë dhe Statistikë,

pranë Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit dhe Inovacioni sipas specifikimeve në vijim:

Përshkrimi i vendit të punës

Personeli akademik me kohë të plotë apo të pjesshme që do të punësohet do të anagazhohet në mësimdhënie në programet e studimeve të ciklit të parë dhe/ose të dytë, në Fakultetin e Teknologjisë së Informacionit dhe Inovacioni.

Kritere të përgjithshme që duhet të plotësoj/në kandidati/ët

  • Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkuron;
  • Të jetë i aftë të garantoj standardin e cilësisë dhe efikasitetin në mësimdhënie.
  • Të ketë aftësinë e punës në grup dhe të komunikimit profesional me kolegët dhe studentët;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të Gjykatës për kryerjen e një vepre penale si dhe të mos jetë person nën hetim;
  • Të jetë i aftë nga ana shëndetësore;
  • Të ketë eksperiencë në punë.

Kriteret Bazë

  • Të jetë diplomuar në fushën e IT, Shkenca Kompjuerike, Informatikë, Inxhinieri Informatike, Cyber, apo të ngjashme me to në Universitete publike/jopublike vendase ose të huaja.
  • Duhet të zoterojë të paktën diplomë Master Shkencor për mësimdhënie në cikline parë Bachelor
  • Preferohet të zotëroje të paktën gradën shkencore “Doktor i Shkencave” ose titull akademik për mësimdhënie në cikline dytë Master
  • Të ketë të paktën përvojë akademike ose professional, brenda ose jashtë vendi.
  • Të përmbushin kriteret, që përcaktohen nga aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi.

Dokumentacioni i kërkuar

  • Kërkesë me shkrim drejtuar Universitetit “Luarasi”
  • Fotokopje të diplomave dhe të çertifikatës/ave së notave të noterizuar/a. (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).
  • Dy letra rekomandimi dhe të paktën një nga letrat të jetë nga punëdhënësi / drejtuesi i fundit nëse ka një të tillë;
  • Nëse ka pervoje të mëparshme në mësimdhënie, një nga letrat e rekomandimit të jetë nga titullari i IAL;
  • Fotokopje të dëshmive e kualifikimeve të ndryshme, si dhe të publikimeve e të pjesëmarrjeve në Konferenca Shkencore.
  • Fotokopje të kartës së identitetit, ose ndonjë dokumenti tjetër identifikimi;
  • Fotokopje të librezës së punës, nëse ka, apo vetëdeklarim punësimi ose vetëdeklarim si i punësuar;
  • Fotokopje e noterizuar e dëshmisë së zotërimit të gjuhës së huaj;

Skualifikohen dhe nuk kalojnë në fazën e dytë, thirrjen në intervistë, ata aplikantë të cilët paraqesin dokumenta të pa noterizuara, ose kanë mangësi në dokumentacionin e kërkuar.