Përshkrimi
Luara po kërkon të punësojë një Kuzhinier për kuzhinë tradicionale dhe steakhouse.
Detyrat
- Gatuan lloje të ndryshme ushqimesh duke zbatuar standardet më të mira për trajtimin e ushqimit dhe rregullat higjieno-sanitare.
- Përgatit produkte dhe artikuj ushqimorë të ndryshëm sipas nevojave të punës.
- Verifikon cilësinë e produkteve.
- Kujdeset për pastërtinë e hapësirës së punës dhe të pajisjeve të kuzhinës.
- Sistemon dhe bën gati mjetet që nevojiten për punën në kuzhinë.
- Kryen parapërgatitjet e nevojshme për gatimet e planifikuara.
- Punon në bashkërendim me kolegët dhe me eprorët.
Kualifikimet
Kualifikimet / Kërkesat
Edukimi:
- Duhet të ketë diplomë nga shkolla profesionale në këtë profil.
- Kërkohet përvojë në role të ngjashme.
Kualifikime të tjera:
- Duhet të ketë njohuri për produkte të ndryshme ushqimore.
- Duhet të dijë të përdorë dhe të zbatojë receta të ndryshme ushqimore.