LPP S.A është kompani ndërkombëtare e modës që u mundëson klientëve të saj të shprehin individualitetin e tyre në modë për më shumë se 30 vjet.
Në përbërjen e saj, LPP ka 5 marka: Reserved, Mohito, Cropp, House dhe Sinsay, dhe secila prej tyre është dizajnuar për grupe të ndryshme konsumatorësh që ndjekin stile jetese të ndryshme dhe kanë nevoja të ndryshme.
Koleksionet tona janë të paraqitura në mbi 2,200 dyqane shitjeje në 40+ vende dhe me mbi 30,000 punonjes në të gjithë Evropën, Azinë dhe Afrikën.
Ne po hapemi edhe në KOSOVË, dhe forca më e madhe lëvizëse e kompanisë tonë janë punonjësit, andaj, BËHU PJESË E KËSAJ FORCE!
LIDER I NDËRRIMIT – Gjilan
Jemi Shumë Të Lumtur Që Po e Hapim Dyqanin Tonë Të Parë Nga Brendi SINSAY Në Gjilan ( Agmia Center) Andaj Jemi Në Kërkim Të Një Lideri Të Ndërrimit i Cili Do Të Jetë Përgjegjës Për
- Mbështetjen e Menaxherit të Dyqanit në operacionet e përditshme
- Organizimin i operacioneve të dyqanit gjatë ndrrimeve
- Zbatimin e standardeve të brendit në punën e përditshme
- Sigurimin e shfaqjeve të produkteve në përputhje me standartet e mbrendshme
- Ofrimin e shërbimit profesional ndaj klientit
- Operimin i arkës dhe pajtimit i shitjeve
- Marrja dhe shkarkimi i dërgesave
- Prezantimi i produkteve në dyshemenë e dyqanit dhe në magazinë në përputhje me standardet e markës.
- Komunikimi me departamentet bashkëpunuese
- Pergjegjes per pjesen e mjeteve financiare (pagesa ne arke) cash-in e perditshem dhe dore zimin e cash-t tek personat pergjegjes sipas procedurave te kompanise
Lideri i Ndërrimit duhet të dijë dhe të posedojë:
- Përvojë në menaxhimin e ekipit
- Është i pavarur dhe i përkushtuar për të përfunduar detyrat e caktuara
- Ka njohuri mbi ligjet bazë të punës
- Ka së paku një vit përvojë në shitje me pakicë
- Tregon gadishmëri dhe efektivitet në zgjidhjen e problemeve dhe zbatimin e ndryshimeve
- Mund të punojë me ndërrime
Cfarë Ju Ofrojmë
- Pozitë të qëndrueshme në një kompani ndërkombëtare të besueshme dhe me reputacion në industrinë e modës
- Pozitë të pavarur me liri të konsiderueshme veprimi
- Punë në një kompani me vlera të qarta dhe transparente që janë pjesë e kulturës sonë organizative
- Kontratë pune me përfitime shtesë: bonuse të bazuara në performancë, kupona zbritje
- Produktet e Sinsay për çdo sezon
- Mjedis dinamik të punës
Vlerat Tona
Në LPP, besojmë se njerëzit dhe kultura jonë janë themeli i gjithçkaje që bëjmë. Jemi të ndryshëm – me pasione, ide dhe këndvështrime unike – dhe kjo shumëllojshmëri është forca jonë. Vlerat tona të përbashkëta na udhëheqin përpara, duke formësuar mënyrën si punojmë, rritemi dhe arrijmë suksesin së bashku.
Dokumentet e kërkuara
- CV-në në Gjuhën Angleze
- Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen!