• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
LPP

Shift Leader

LPP
Apliko
ShitjePrishtinë1 javë më parëFull Time

LPP S.A është kompani ndërkombëtare e modës që u mundëson klientëve të saj të shprehin individualitetin e tyre në modë për më shumë se 30 vjet.

Në përbërjen e saj, LPP ka 5 marka: Reserved, Mohito, Cropp, House dhe Sinsay, dhe secila prej tyre është dizajnuar për grupe të ndryshme konsumatorësh që ndjekin stile jetese të ndryshme dhe kanë nevoja të ndryshme.

Koleksionet tona janë të paraqitura në mbi 2,200 dyqane shitjeje në 40+ vende dhe me mbi 30,000 punonjes në të gjithë Evropën, Azinë dhe Afrikën.

Ne po hapemi edhe në KOSOVË, dhe forca më e madhe lëvizëse e kompanisë tonë janë punonjësit, andaj, BËHU PJESË E KËSAJ FORCE!

LIDER I NDËRRIMIT – Prishtine

Jemi Shumë Të Lumtur Që Po e Hapim Dyqanin Tonë Të Dyte Nga Brendi SINSAY Në Prishtine (Prishtine, Rr Agim Ramadani) Andaj Jemi Në Kërkim Të Një Lideri Të Ndërrimit i Cili Do Të Jetë Përgjegjës Për

  • Mbështetjen e Menaxherit të Dyqanit në operacionet e përditshme
  • Organizimin i operacioneve të dyqanit gjatë ndrrimeve
  • Zbatimin e standardeve të brendit në punën e përditshme
  • Sigurimin e shfaqjeve të produkteve në përputhje me standartet e mbrendshme
  • Ofrimin e shërbimit profesional ndaj klientit
  • Operimin i arkës dhe pajtimit i shitjeve
  • Marrja dhe shkarkimi i dërgesave
  • Prezantimi i produkteve në dyshemenë e dyqanit dhe në magazinë në përputhje me standardet e markës.
  • Pergjegjes per pjesen e mjeteve financiare (pagesa ne arke) cash-in e perditshem dhe dorezimin e cash-t tek personat pergjegjes sipas procedurave te kompanise.
  • Komunikimi me departamentet bashkëpunuese

Lideri i Ndërrimit duhet të dijë dhe të posedojë:

  • Përvojë në menaxhimin e ekipit
  • Është i pavarur dhe i përkushtuar për të përfunduar detyrat e caktuara
  • Ka njohuri mbi ligjet bazë të punës
  • Ka së paku një vit përvojë në shitje me pakicë
  • Tregon gadishmëri dhe efektivitet në zgjidhjen e problemeve dhe zbatimin e ndryshimeve
  • Mund të punojë me ndërrime

Cfarë Ju Ofrojmë

  • Pozitë të qëndrueshme në një kompani ndërkombëtare të besueshme dhe me reputacion në industrinë e modës
  • Pozitë të pavarur me liri të konsiderueshme veprimi
  • Punë në një kompani me vlera të qarta dhe transparente që janë pjesë e kulturës sonë organizative
  • Kontratë pune me përfitime shtesë: bonuse të bazuara në performancë, kupona zbritje
  • Produktet e Sinsay për çdo sezon
  • Mjedis dinamik të punës

Vlerat Tona

Në LPP, besojmë se njerëzit dhe kultura jonë janë themeli i gjithçkaje që bëjmë. Jemi të ndryshëm – me pasione, ide dhe këndvështrime unike – dhe kjo shumëllojshmëri është forca jonë. Vlerat tona të përbashkëta na udhëheqin përpara, duke formësuar mënyrën si punojmë, rritemi dhe arrijmë suksesin së bashku.

SHENIM: Aplikantët e zgjedhur duhet të trajnohen për 3 javë mbrenda Kosovës, andaj ta keni parasysh.

  • Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen!