• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
LPP

Lider i Ndërrimit (Mitrovicë)

LPP
Apliko
ShitjeMitrovicë1 javë më parëFull Time

Titulli: Lider i Ndërrimit – Mitrovice

Përmbledhje: Pozita e Liderit të Ndërrimit mbështet Menaxherin e Dyqanit në operacionet e përditshme dhe organizon funksionimin e dyqanit gjatë ndërrimeve. Përgjegjësitë përfshijnë zbatimin e standardeve të markës, sigurimin e shërbimit profesional ndaj klientit, menaxhimin e arkës dhe prezantimin e produkteve në dyqan dhe magazinë.

Vendndodhja: Mitrovice (Mitrovica Interex)

Përgjegjësitë:

  • Mbështetjen e Menaxherit të Dyqanit në operacionet e përditshme
  • Organizimin e operacioneve të dyqanit gjatë ndrrimeve
  • Zbatimin e standardeve të brendit në punën e përditshme
  • Sigurimin e shfaqjeve të produkteve në përputhje me standartet e brendit
  • Ofrimin e shërbimit profesional ndaj klientit
  • Operimin e arkës dhe pajtimin e shitjeve
  • Marrja dhe shkarkimi i dërgesave
  • Prezantimi i produkteve në dyshemenë e dyqanit dhe në magazinë në përputhje me standardet e markës
  • Përgjegjës për pjesën e mjeteve financiare (pagesa në arkë), përfshirë cash-in të përditshëm dhe dorëzimin e cash-it tek personat përgjegjës sipas procedurave të kompanisë
  • Komunikimi me departamentet bashkëpunuese

Kërkesat:

  • Përvojë në menaxhimin e ekipit
  • I pavarur dhe i përkushtuar për të përfunduar detyrat e caktuara
  • Ka njohuri mbi ligjet bazë të punës
  • Së paku një vit përvojë në shitje me pakicë
  • Tregon gadishmëri dhe efektivitet në zgjidhjen e problemeve dhe zbatimin e ndryshimeve
  • Mund të punojë me ndërrime

Çfarë ju ofrojmë:

  • Pozitë të qëndrueshme në një kompani ndërkombëtare të besueshme dhe me reputacion në industrinë e modës
  • Pozitë të pavarur me liri të konsiderueshme veprimi
  • Punë në një kompani me vlera të qarta dhe transparente që janë pjesë e kulturës sonë organizative
  • Kontratë pune me përfitime shtesë: bonuse të bazuara në performancë, kupona zbritje
  • Produktet e Sinsay për çdo sezon
  • Mjedis dinamik të punës

Vlerat tona:
Në LPP, besojmë se njerëzit dhe kultura jonë janë themeli i gjithçkaje që bëjmë. Jemi të ndryshëm – me pasione, ide dhe këndvështrime unike – dhe kjo shumëllojshmëri është forca jonë.

Shënim:

  • Aplikantët e zgjedhur duhet të trajnohen për 3 javë brenda Kosovës.

Dokumentet e kërkuara:

  • CV (në gjuhën angleze)

Afati i aplikimit: 12.05.2026