LPP S.A është një kompani ndërkombëtare e modës që prej më shumë se 30 vitesh u jep klientëve mundësinë ta shprehin individualitetin e tyre përmes stilit.
Në kuadër të saj bëjnë pjesë 5 marka: Reserved, Mohito, Cropp, House dhe Sinsay. Secila markë është krijuar për grupe të ndryshme konsumatorësh, me stile jetese dhe nevoja të veçanta.
Koleksionet e kompanisë prezantohen në më shumë se 2,200 dyqane në mbi 40 vende, ndërsa ekipi numëron mbi 30,000 punonjës në Evropën, Azinë dhe Afrikën.
Kompania po zgjerohet edhe në KOSOVE dhe fton kandidatë të rinj të bëhen pjesë e ekipit të saj.
Kërkohet një Koordinator/e i/e Zyrës për ekipin e back office, me përgjegjësi për mbarëvajtjen efikase të zyrës përmes menaxhimit të detyrave të front desk-ut, çështjeve administrative dhe koordinimit të aktiviteteve të ndryshme të zyrës. Pozita përfshin pritjen e mysafirëve, administrimin e postës dhe shërbimeve të korrierëve, organizimin e udhëtimeve të punës dhe realizimin e detyrave të tjera të rëndësishme administrative.
Përgjegjësitë:
Detyrat e front desk
- Të presë dhe mirëpresë mysafirët.
- Të menaxhojë kërkesat dhe t’i udhëzojë vizitorët te personi përgjegjës.
Menaxhimi i postës
- Të pranojë, sistemojë dhe shpërndajë postën hyrëse.
- Të bëjë porositë dhe të monitorojë shpenzimet për postën dhe korrierët.
Menaxhimi i faturave
- Të regjistrojë dhe të përshkruajë faturat në sistemin e brendshëm të menaxhimit Tasker.
Përkthimi i dokumenteve
- Të përkthejë procedura, manuale të brendshme, udhëzime dhe dokumente të tjera relevante nga gjuha Polake në gjuhën vendase.
Arkivimi i dokumentacionit
- Të sistemojë dhe ruajë në mënyrë të rregullt dokumentacionin administrativ.
Organizimi i udhetimeve zyrtare
- Të planifikojë udhëtime pune, përfshirë akomodimin, hotelet dhe sigurimet përkatëse të udhëtimit dhe shëndetësore.
Planifikimi
- Të organizojë marrjen e makinave me qira, si dhe rezervimet e tavolinave dhe dhomave të mbledhjeve.
Organizimi i eventeve
- Të koordinojë ngjarje që lidhen me zyren qëndrore.
Mbështetje administrative
- Të koordinojë dhe të realizojë porositë mujore për furnizimet e zyrës sipas kërkesave të punonjësve, duke siguruar miratimin e menaxhmentit dhe furnizimin në kohë me materialet e nevojshme.
Të kryejë edhe detyra të tjera administrative sipas nevojave të zyrës për të mbështetur funksionimin e saj.
Pritshmërite tona:
- Qasje pozitive dhe shkathtësi të mira ndërpersonale.
- Aftësi shumë të mira organizative dhe kujdes i lartë ndaj detajeve.
- Aftësi për të menaxhuar disa detyra njëkohësisht dhe për të vendosur prioritetet në mënyrë efikase.
- Njohuri të mira në Microsoft Office (Word, Excel, PowerPoint, Outlook).
- Aftësi të forta komunikimi në Gjuhën Shqipe dhe Angleze.
- Përvoja e punës si koordinator/e administrativ/e ose koordinator/e zyre konsiderohet përparësi.
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur, por edhe në bashkëpunim me ekipin.
- Shkathtësi për zgjidhje problemesh dhe përshtatje ndaj situatave të paparashikuara.
Cfarë ju ofrojmë:
- Një pozitë të qëndrueshme në një kompani ndërkombëtare të njohur dhe me reputacion në industrinë e modës.
- Një rol të pavarur me hapësirë të konsiderueshme për veprim.
- Punë në një kompani me vlera të qarta dhe transparente, të integruara në kulturën organizative.
- Kontratë pune me afat të pacaktuar dhe përfitime shtesë, përfshirë bonuse sipas performancës dhe kupona zbritje.
- Voucher me produkte për çdo sezon.
- Ambient dinamik pune.
- Page konkuruese.
- Hybrid work.
Dokumentet e kërkuara