• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
LPP

Asistent/e i/e shitjes

LPP
Apliko
ShitjeFushë Kosovë1 javë më parëFull Time

Bëhuni edhe ju pjesë e LPP, një kompani moderne dhe e njohur, një nga kompanitë udhëheqëse në industrinë e veshjeve dhe modës!

LPP është një kompani ndërkombëtare që ka operuar me sukses për më shumë se 20 vjet në industrinë e veshjeve. Ajo njihet për markat e saj RESERVED, CROPP, HOUSE, MOHITO dhe SINSAY, me të cilat arrin miliona konsumatorë në mbarë botën.

Ekipi ynë përbëhet nga më shumë se 45,000 punonjës të jashtëzakonshëm, energjikë dhe të përkushtuar. Ne udhëhiqemi nga pasioni. Kjo është arsyeja pse vazhdimisht jemi në kërkim të sfidave të reja. Dhe synojmë që, së bashku si një ekip, të jemi kompania më e mirë e veshjeve në botë.

Rrjeti Ynë Prej Rreth 1700 Dyqaneve Në Europë, Azi Dhe Lindjen e Mesme Është Zgjeruar Së Fundmi Vjen Edhe Në Kosovë, Dhe Aktualisht Jemi Në Kërkim Të Kandidatëve Për Pozitën e Mëposhtme

Asistent/e i/e Shitjes - SINSAY

** Lokacioni: Prishtinë** ** ( Rr Ahmet Derguti)**

Përgjegjësitë Kryesore

  • Qasje proaktive në shitje dhe këshillim të blerësve
  • Kuptimi i nevojave të blerësve, asistencë gjatë blerjes dhe zbërthimi i nevojave të tyre
  • Ofrimi i informacionit të saktë dhe të qartë për produktet, çmimet, promocionet dhe shërbimet në mënyrë të shpejtë dhe efikase
  • Mirëmbajtja e pamjes vizuale dhe pastërtisë së dyqanit
  • Puna me arkë

Çfarë Presim

  • Shkollimi – shkollë e mesme
  • Përvoja e punës në shitje me pakicë do të merret si avantazh
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese
  • Qasje pozitive
  • Pasion dhe interes për industrinë e modës
  • Gatishmëri për të punuar me ndërrime, gjatë festave dhe fundjavëve

Ne Ju Ofrojmë

  • Pozitë stabile në një nga kompanitë më të suksesshme globalisht në industrinë e modës
  • Mundësi për rritje dhe zhvillim karriere
  • Paga mujore konkurruese
  • 25 % zbritje për punonjës në produktet e kompanisë, në të gjitha brendet
  • Atmosferë pune miqësore dhe pozitive që mundëson shkëmbim përvojash dhe njohurish, si dhe punë të shkëlqyer në ekip
  • Mundësi të vazhdueshme për edukim dhe përmirësim të aftësive profesionale, si dhe për të mësuar aftësi të reja

Vlerat Tona

Në LPP, besojmë se njerëzit dhe kultura jonë janë themeli i gjithçkaje që bëjmë. Jemi të ndryshëm – me pasione, ide dhe këndvështrime unike – dhe kjo shumëllojshmëri është forca jonë. Vlerat tona të përbashkëta na udhëheqin përpara, duke formësuar mënyrën si punojmë, rritemi dhe arrijmë suksesin së bashku.