• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
LPP

Asistent/e i/e Shitjes

LPP
Apliko
ShitjePrishtinë2 javë më parëFull Time

Bashkohuni me LPP, një kompani moderne dhe e afirmuar, ndër liderët e industrisë së veshjeve dhe modës.

LPP është një kompani ndërkombëtare që vepron me sukses prej më shumë se 20 vitesh në industrinë e veshjeve. Ajo identifikohet përmes markave RESERVED, CROPP, HOUSE, MOHITO dhe SINSAY, të cilat i shërbejnë miliona klientëve në mbarë botën.

Ekipi ynë numëron mbi 45,000 punonjës të përkushtuar, energjikë dhe të veçantë. Na udhëheq pasioni, prandaj vazhdimisht kërkojmë sfida të reja. Synimi ynë është që, duke punuar së bashku si ekip, të bëhemi kompania më e mirë e veshjeve në botë.

Rrjeti ynë me afërsisht 1700 dyqane në Europë, Azi dhe Lindjen e Mesme është zgjeruar së fundi edhe në Kosovë. Aktualisht po kërkojmë kandidatë për pozitën në vijim:

Asistent/e i/e Shitjes - SINSAY

Lokacioni: Prishtinë (Rr Agim Ramadani)

Përgjegjësitë kryesore:

  • Angazhim aktiv në shitje dhe këshillim të klientëve.
  • Identifikimi i nevojave të blerësve, ofrimi i ndihmës gjatë blerjes dhe kuptimi i kërkesave të tyre.
  • Dhënia e informatave të sakta e të qarta për produktet, çmimet, promocionet dhe shërbimet në mënyrë të shpejtë dhe efikase.
  • Kujdesi për pamjen vizuale dhe pastërtinë e dyqanit.
  • Punë në arkë.

Çfarë kërkojmë:

  • Arsimim në nivel të shkollës së mesme.
  • Përvoja në shitje me pakicë konsiderohet përparësi.
  • Shkathtësi shumë të mira komunikimi.
  • Qëndrim pozitiv.
  • Interes dhe pasion për industrinë e modës.
  • Gatishmëri për të punuar me ndërrime, si edhe gjatë festave dhe fundjavave.

Çfarë ofrojmë:

  • Një vend pune të qëndrueshëm në njërën prej kompanive më të suksesshme globale të modës.
  • Mundësi për avancim dhe zhvillim në karrierë.
  • Pagë mujore konkurruese.
  • 25 % zbritje për stafin në produktet e kompanisë, në të gjitha brendet.
  • Ambient pune miqësor dhe pozitiv, që nxit ndarjen e përvojave dhe njohurive, si edhe bashkëpunimin e shkëlqyer në ekip.
  • Mundësi të vazhdueshme për trajnim, zhvillim të aftësive profesionale dhe përvetësim të shkathtësive të reja.

Vlerat Tona

Në LPP, jemi të bindur se njerëzit dhe kultura jonë përbëjnë bazën e gjithçkaje që realizojmë. Ne jemi të ndryshëm, me pasione, ide dhe këndvështrime unike, dhe pikërisht kjo larmi përbën forcën tonë. Vlerat e përbashkëta na udhëzojnë përpara dhe ndikojnë në mënyrën se si punojmë, zhvillohemi dhe arrijmë sukses së bashku.

  • Fire-fueled
  • Ambition-driven
  • Success-focused
  • Trust-based