Përshkrimi
Logomekanika sh.p.k., kompani e përqendruar në realizimin e punimeve mekanike, është në kërkim të një Inxhinier Mekanik.
Veprimtaria e kompanisë përfshin:
- sistemet e furnizimit me ujë;
- largimin e ujërave të zeza dhe ujërave atmosferike;
- instalimet e kondicionimit dhe ventilimit;
- sistemet e mbrojtjes nga zjarri.
Detyrat
Kërkesat për kandidatin:
- të ketë kryer studimet në Inxhinieri Mekanike;
- do të merren në shqyrtim edhe aplikantë me përgatitje në Inxhinieri Mjedisi, Hidroteknikë ose Inxhinieri Ekonomike;
- pranohen kandidatë si me përvojë pune, ashtu edhe pa përvojë;
- të zotërojë gjuhën angleze;
- të ketë njohuri të mira në AutoCAD dhe në paketën Microsoft Office;
- të posedojë leje drejtimi;
- të tregojë përgjegjësi, korrektësi dhe gatishmëri për angazhim si në zyrë, ashtu edhe në terren.
Kualifikimet
Përgjegjësitë kryesore përfshijnë:
- interpretimin e projekteve mekanike;
- përshtatjen dhe hartimin e projekteve sipas kërkesave të zbatimit;
- mbikëqyrjen e punimeve në kantier;
- përpilimin e librezave të masave;
- hartimin e vizatimeve as-built;
- përgatitjen e situacioneve të punimeve.
Kompania ofron kushte të favorshme pune, një mjedis profesional dhe mundësi për zhvillim të mëtejshëm.
Paga është e kënaqshme dhe mbetet e negociueshme, varësisht nga aftësitë dhe përvoja e kandidatit.