• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
LOG in ALBANIA

Social Media Manager and Content Creator

LOG in ALBANIA
Apliko
Marketing, Media & KomunikimTiranë1 javë më parëFull Time

Social Media Manager and Content Creator

Departamenti: Departamenti i Marketingut

Vendndodhja: Tiranë, Hotel Rogner

Përshkrimi:

Log in Albania Sh.P.K është krijuar në vitin 2004 dhe operon në një sërë fushash të ndryshme shërbimi duke përfshirë Operatorin Turistik; Distribucionin zyrtar të produkteve Vodafone Albania; Shërbimet Doganore në të gjithë territorin e Shqipërisë; Qeradhënien e Makinave nëpërmjet Franchises së prestigjozit Surprice Cars.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Planifikon dhe ekzekuton kalendarin e postimeve duke e përshtatur sipas sezonit dhe fokusit të biznesit.
  • Krijon ide kreative për content dhe organizon / koordinon xhirimet në terren (foto, video, reels, stories).
  • Menaxhon profilet në Instagram, Facebook, TikTok dhe LinkedIn duke siguruar përmbajtje që shet.
  • Menaxhon komentet dhe mesazhet (DM) me përgjigje të shpejta dhe profesionale.
  • Propozon, krijon dhe menaxhon fushata të sponsorizuara (Meta Ads), duke i optimizuar vazhdimisht për rezultate më të mira.
  • Monitoron dhe analizon performancën (reach, engagement, conversions) për të identifikuar mundësi për përmirësim.
  • Monitorimi i trendeve në rrjetet sociale dhe industrinë e marketingut për të përmirësuar strategjitë ekzistuese.
  • Bashkëpunimi me ekipin e shitjes për të zhvilluar strategjitë e duhura të shitjes.n.p.m marketingut.
  • Menaxhimi i buxheteve të reklamave dhe sigurimi i kthimit më të mirë të investimit.
  • Raportimi periodik mbi performancën e rrjeteve sociale dhe fushatave dixhitale.
  • Detyra të tjera sipas nevojës.

Kualifikimet dhe Aftësitë:

  • Edukimi: I lartë
  • Të ketë të paktën dy vjet eksperiencë pune.
  • Të ketë kreativitet dhe aftësi për të krijuar përmbajtje tërheqëse.
  • Të ketë aftësi për të krijuar strategji marketingu efektive.
  • Të ketë aftësi të shkëlqyera në shkrimin e gjuhës shqipe dhe asaj angleze.
  • Aftësi në krijimin e content-it (Canva, CapCut, etj).
  • Njohuri shumë të mira të programeve AI (Chat GTP, Claude, Gemini).
  • Njohuri shumë të mira në Meta Ads.
  • Eksperiencë në turizëm / automotive përbën avantazh.

Dokumentet e kërkuara:

  • CV

Shënime:

  • Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".