Përshkrimi:
Kompania: Log in Albania Sh.P.K
Pozicioni: Operator/e për Makinat me Qira
Vendndodhja: Rinas
Përmbledhje e Pozicionit:
- Ne po kërkojmë një Operator/e për Makinat me Qira me komunikim profesional, orientim të fortë drejt shitjes dhe fokus të lartë te përvoja e klientit.
- Kandidati/ja ndërton besim dhe marrëdhënie pozitive me klientët, identifikon nevojat e tyre dhe i udhëzon me qartësi drejt zgjedhjeve më të përshtatshme, duke prezantuar në mënyrë bindëse shërbime/opsione shtesë kur është e nevojshme.
Paga:
- Paketa mujore e kompensimit përfshin pagën fikse 80,000 ALL neto dhe një bonus të pritshëm mesatar 30,000–40,000 ALL neto.
Detyrat:
- Mirëpret klientët dhe menaxhon procesin Pick-Up / Drop-Off sipas standardeve të kompanisë.
- Verifikon rezervimet në sistem, përgatit/administron kontratën dhe siguron zbatimin e Terms & Conditions.
- Faturon dhe arkëton pagesat (cash/POS), duke respektuar procedurat financiare dhe raportimin ditor.
- Komunikon qartë me klientin, ofron suport dhe orienton drejt shërbimeve/opsioneve shtesë; ka aftësi bindëse në shitje për të ofruar opsione shtesë klientit (p.sh. insurance, second driver, wifi, gps).
- Kujdeset që automjeti i dorëzuar klientit të jetë në përputhje me standardet e kompanisë dhe kryen kontrollin përkatës edhe në momentin e kthimit të tij.
Kualifikimet:
- Komunikim profesional, sjellje korrekte dhe qartësi.
- Aftësi bindëse në shitje / upsell.
- Organizim dhe saktësi në dokumentacion dhe procedura.
- Njohuri shumë të mira të anglishtes (gjuhë të tjera avantazh).
- Leje drejtimi kategoria B (manual + automatike).
Dokumentet e kërkuara:
Adresa:
- Hotel “Rogner”, Blv. ”Dëshmorët e Kombit”, Tiranë, Albania.