Punët
Rreth nesh
Për punëdhënësit
Punët
Rreth nesh
Për punëdhënësit
Apliko
L
Agjent/Menaxher Shitje
L&M Comercial shpk
Apliko
Shitje
Jashtë Vendit
1 javë më parë
Full Time
Agjent/Menaxher Shitje
Përshkrimi:
Në kuadër të zgjerimit të stafit L&M COMERCIAL SHPK në Durrës, kërkon të punësojë Agjent/Menaxher Shitje për zonën e Durrësit dhe të Tiranës.
Ofrohet pagë e kënaqshme dhe bonuse motivuese.
Detyrat:
Të mirëmbajë rrjetin e klientëve ekzistues dhe të identifikojë klientë të rinj potencial për kompaninë.
Të prezantojë në mënyrë profesionale të gjitha produktet që përmban katalogu i shitjeve.
Bazuar në kërkesat e marra nga klientët, është i detyruar të bëjë shitjen e produkteve vetëm me faturë të fiskalizuar.
Kandidati të ketë një portofol klientësh të vetin.
Realizon objektivat e shitjeve sipas sasisë, cilësisë, vlerës financiare.
Mban dhe sigurohet që informacioni në lidhje me klientët të jetë gjithmonë i përditësuar.
Të identifikojë nevojat për produkte të klientëve dhe jep propozime të ndryshme për të maksimizuar shitjet.
Të mundësojë shitje me para porosi.
Të zbatojë kontratën e punës dhe rregulloren e brendshme të kompanisë.
Zbaton rregullat e etikës në vendin e punës, deklaratën e konfidencialitetit si dhe rregullat e sigurimit Teknik në punë.
Të marrë pjesë në trajnime të ndryshme që ofrohen nga kompania.
Kualifikimet:
Mosha mbi 25 vjeç.
Preferohet të ketë eksperiencë.
Të ketë patentë të klasit B.
Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe organizuese.
Dokumentet e kërkuara:
CV