• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Lifemed shpk

Specialist Marketingu & E -Commerce

Lifemed shpk
Apliko
Marketing, Media & KomunikimTiranë2 javë më parëFull Time

Përshkrimi

LIFEMED shpk po kërkon një Specialist Marketingu & E-Commerce për të mbështetur funksionimin sa më efikas të rrjetit të dyqaneve të ushqimeve për kafshet e shoqërimit.

Detyrat

  • Kujdeset për menaxhimin dhe përditësimin e kanaleve digjitale të komunikimit të kompanisë, duke përfshirë rrjetet sociale, website-in dhe platformat online të shitjes.
  • Harton, organizon dhe publikon përmbajtje promocionale, informuese dhe edukative në përputhje me strategjinë e marketingut dhe planin e aktiviteteve.
  • Përgatit foto, video, reels dhe materiale të tjera vizuale për promovimin e produkteve, markave dhe veprimtarive të kompanisë.
  • Shkon rregullisht në pikat e shitjes, showroom-et, depot dhe hapësirat e kompanisë për të krijuar përmbajtje vizuale dhe për të dokumentuar aktivitetet.
  • Mirëmban dhe freskon produktet, ofertat, lajmet dhe materialet promocionale në website, Wolt dhe në platforma të tjera online.
  • Përpunon dhe përgatit materiale marketingu si postera, katalogë, broshura dhe materiale digjitale.
  • Propozon ide dhe nisma kreative për rritjen e dukshmërisë së markave, përfshirjen e klientëve dhe mbështetjen e shitjeve.
  • Bashkërendon dhe zbaton fushata marketingu online dhe offline së bashku me menaxherët e divizioneve dhe departamentet përkatëse.
  • Planifikon, koordinon dhe dokumenton evente, panaire, aktivitete promocionale dhe prezantime produktesh.
  • Punon ngushtë me partnerë, klientë, influencerë dhe palë të tjera të interesuara për promovimin e markave dhe produkteve të kompanisë.
  • Ndjek zhvillimet e tregut, aktivitetet e konkurrentëve dhe rezultatet e fushatave të marketingut, duke sugjeruar masa për përmirësim.
  • Harton raporte periodike për menaxhmentin mbi aktivitetet dhe rezultatet e marketingut.
  • Bashkëpunon afër me departamentin e shitjeve për të mbështetur aktivitetet tregtare dhe për të arritur objektivat e kompanisë.
  • Kryen edhe detyra të tjera që lidhen me funksionin e pozitës, sipas kërkesës së eprorit direkt.

Duhet të respektojë këto rregulla:

  • Të tregojë angazhim maksimal gjatë orarit të punës.
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi dhe të bashkëpunojë në mënyrë efikase me kolegët, duke qenë gjithmonë i/e gatshëm/-me të ndihmojë sipas nevojave të kompanisë.
  • Të dallohet për ndershmëri, integritet dhe korrektësi në punë.
  • Të posedojë aftësi të mira organizative dhe kreative, si dhe të kontribuojë në mënyrë aktive me ide të reja.

Kualifikimet

  • Të ketë diplomë universitare në Marketing, Menaxhim Biznesi, Ekonomi ose në fusha të ngjashme.
  • Të ketë minimumi 2 vite eksperiencë në marketing/marketing digjital, menaxhim markash ose shitje.
  • Të ketë përvojë në menaxhimin e rrjeteve sociale dhe në marketingun digjital.
  • Përvoja në administrimin e website-ve ose platformave online konsiderohet përparësi.
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze.
  • Të zotërojë aftësi të mira organizative dhe komunikuese.
  • Të ketë aftësi në fotografi dhe videografi, qoftë me telefon apo me pajisje profesionale.
  • Të njohë Canva, CapCut, Adobe Express ose programe të ngjashme.
  • Të ketë njohuri për rrjetet sociale si Instagram, Facebook dhe LinkedIn.
  • Të jetë i/e aftë për krijimin e përmbajtjes në shqip dhe anglisht.
  • Të ketë njohuri bazë në Meta Ads dhe Google Ads.
  • Të ketë aftësi për analizë të thjeshtë të të dhënave dhe për raportim.
  • Të karakterizohet nga kreativiteti, iniciativa dhe orientimi drejt rezultateve.
  • Të jetë i/e aftë të punojë si në mënyrë të pavarur ashtu edhe në ekip.