Përshkrimi
LAKE DRIVE ROOMS & APARTMENTS
Shpall Pozicionin Vakant: Sanitare
Vendndodhja: Tiranë, zona e Liqenit Artificial
Detyrat
Përgjegjësitë kryesore:
- Pastrimi profesional i dhomave dhe ambienteve të përbashkëta sipas standardeve të strukturës.
- Ndërrimi dhe organizimi i rrobave të bardha (çarçafë, peshqirë, etj.)
- Sigurimi i higjienës së përditshme në të gjitha ambientet.
- Informimi i stafit përgjegjës për çdo problematikë të konstatuar gjatë punës.
Kualifikimet
Kërkesat për kandidatet:
- Eksperiencë e mëparshme në pastrimin e ambienteve akomoduese (hotel, Airbnb, apartament, etj.)
- Seriozitet, ndershmëri dhe përgjegjshmëri në punë.
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip.
- Vëmendje ndaj detajeve dhe përkushtim ndaj pastërtisë.
Çfarë ofrojmë:
- Ambient pune të sigurt dhe korrekt.
- Trajnim dhe mbështetje në fillim të punës.
- Pagesë e rregullt dhe kushte dinjitoze pune.
- Orari i punës eshte 6 orë në ditë.