Pozita: Operator në Pompë / Punëtor/e në Marketin e Pompës
Vendi i punës: Njësia e derivateve & marketi, Rruga lagja Marigona – Preoc, Graçanicë
Përshkrim i shkurtër: Puna përfshin shërbimin ndaj klientëve në stacionin e derivateve dhe në market, përfshirë këshillimin profesional për produktet, shitjen dhe menaxhimin e pagesave. Kandidati do të jetë përgjegjës për inventarin, ekspozimin e produkteve, furnizimin e automjeteve me derivate dhe mirëmbajtjen e objektit, si dhe për detyra të tjera sipas nevojës së punëdhënësit.
Përshkrimi i detyrave të punës:
- Shërbimi ndaj klientëve, identifikimi i kërkesave dhe këshillimi profesional për produktet, çmimet dhe përdorimin e tyre
- Demonstrimi dhe shpjegimi i produkteve dhe shërbimeve të kompanisë
- Shitja e mallrave dhe shërbimeve në market dhe pikën e derivateve
- Pranimi i pagesave me metoda të ndryshme dhe lëshimi i faturave
- Ndihma në menaxhimin e stokut, inventarët dhe marrjen e mallit
- Radhitja, ekspozimi dhe paketimi i produkteve të shitura
- Furnizimi i automjeteve me derivate përkatëse
- Mirëmbajtja e objektit dhe pjesëmarrja në matjen e rezervuarëve
- Detyra të tjera sipas kërkesës së punëdhënësit
Kualifikimet e kërkuara:
- Së paku shkolla e mesme
- Aftësi të mira komunikimi dhe sjellje profesionale me klientët
- Përvojë në pompë/market është përparësi
- Aftësi bazike me kasë fiskale
- Përgjegjësi, etikë e lartë pune dhe gatishmëri për punë ekipore
- Fleksibilitet në orar, sipas nevojave të kompanisë
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- CV (Curriculum Vitae)
- Kopje të letërnjoftimit
- Referenca nga punët e mëparshme (nëse ka)