Konkurs
Ndërmarrja Kulinare SHPK me seli në Graçanicë është një kompani që furnizon sektorin e gastronomisë me pajisje dhe inventar hotelier. Për shkak të zgjerimit të veprimtarisë, kompania po kërkon punonjës të përkushtuar që të bëhen pjesë e ekipit.
- Depoist dhe shpërndarës i mallit
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Të kryejë ngarkimin dhe shkarkimin e mallrave.
- Të sistemojë produktet në hapësirat përkatëse.
- Të kontrollojë mallin e pranuar dhe, nëse vëren dëmtime, të njoftojë Menaxherin.
- Të pranojë faturat dhe të përgatisë porositë për daljen e mallrave nga depoja.
- Të ngarkojë kamionët për dërgimin e porosive, të bëjë shpërndarjen e mallrave në pikat e përcaktuara dhe të kujdeset për mirëmbajtjen e depos.
Kualifikimet:
- Diplomë të shkollës së mesme.
- Përvojë të ngjashme pune prej të paktën 2 vite.
- Shkathtësi të mira në komunikim dhe planifikim.
- Gatishmëri për të punuar në ekip.
- Patentë shoferi e kategorisë B.
Ne ofrojmë:
- Mjedis të përshtatshëm pune.
- Pagë konkurruese.
- Kompensim për orët shtesë.
- Kontratë pune, orar dhe pushim të rregulluar sipas Ligjit të Punës nr. 03/L-212.
Afati i konkursit mbetet i hapur deri më 17.07 2026.