Shpallje pune – Call Center Agent
Kujtim Element Plannung është në kërkim të 2 kandidatëve për pozitën Call Center Agent me angazhim me orar të plotë.
Kandidatët duhet të zotërojnë shumë mirë gjuhën gjermane, si edhe njërën nga gjuhët e mëposhtme:
1. Call Center Agent – Gjermanisht & Italisht
2. Call Center Agent – Gjermanisht & Frëngjisht
Përfitimet
Kompania ofron:
- një vend pune të qëndrueshëm me orar të plotë
- pagë mujore prej 1,500 €
- nisje të menjëhershme në punë së bashku me trajnim hyrës
- kushte pune moderne dhe profesionale
- një ambient bashkëkohor me ekip përkrahës
- mundësi për zhvillim profesional
Detyrat tuaja
- komunikim me klientët nëpërmjet telefonit dhe në formë të shkruar
- trajtimi dhe zgjidhja e kërkesave të klientëve
- kujdes për ruajtjen e kënaqësisë së klientit dhe standardit të shërbimit
- regjistrimi dhe ndjekja e komunikimeve me klientët
- bashkërendim me ekipin për të arritur objektiva të përbashkëta
Profili juaj
- njohuri shumë të mira të gjuhës gjermane, si në të folur ashtu edhe në të shkruar
- njohuri shumë të mira të gjuhës italiane ose frënge
- aftësi të mira komunikuese dhe qasje profesionale me klientët
- përdorim i sigurt i kompjuterit dhe i programeve bazë
- përgjegjësi, korrektësi dhe gatishmëri për punë në ekip
- përvoja në call center ose në shërbim ndaj klientit vlerësohet si përparësi, por nuk është kusht i domosdoshëm
Nëse flet gjermanisht dhe po kërkon një mundësi të favorshme punësimi, kjo pozitë mund të jetë zgjedhja e duhur për ty.