
Kujtesa Net po zgjeron ekipin dhe po të fton të bëhesh pjesë e një kompanie udhëheqëse në telekomunikacion!
Si Agjent/e i/e shitjes në Terren (D2D), do të jesh fytyra e Kujtesës në komunitetin e Podujevës — duke prezantuar shërbimet tona drejtpërdrejt te klientët dhe duke i ndihmuar të zgjedhin paketat më të përshtatshme për ta.
Çdo ditë do të takosh njerëz të rinj, do të zhvillosh aftësi të forta negociuese dhe do të mësosh artin e shitjes në terren — një përvojë që të hap shumë dyer në karrierë. Do të punosh me një ekip të organizuar mirë që të mbështet me trajnime, materiale dhe targetë të qartë.
Nëse je energjik/e, komunikues/e dhe të pëlqen të jesh në lëvizje, kjo është mundësia e duhur për ty.