Përshkrimi
Kompania KUBE sh.p.k. është në kërkim të një Parashitësi për zonën e Tiranës.
Kriteret dhe kushtet e punës:
- Orari ditor i angazhimit është nga 07:00 deri në 15:30.
- Ditët e pushimit janë e shtuna dhe e diela.
- Ofrohet pagë e kënaqshme.
- Ambienti dhe kushtet e punës janë shumë të favorshme.
- Pozita sjell mundësi për zhvillim profesional dhe qëndrueshmëri në punë.
Ftohen të aplikojnë kandidatë të motivuar, të cilët janë të interesuar të bëhen pjesë e ekipit.