Përshkrimi
Kthella shpk po kërkon të angazhojë një Inxhiner Zbatimi & Teknik ndertimi.
Detyrat
- Ndjek dhe mbikëqyr punimet e ndërtimit duke u bazuar në projektet përkatëse dhe në standardet teknike.
- Bashkërendon aktivitetet e punës me arkitektë, teknikë dhe kontraktorë.
- Verifikon cilësinë e materialeve si edhe mënyrën e zbatimit të punimeve në terren.
- Përgatit raportime ditore dhe javore mbi përparimin e punimeve.
- Administron dokumentacionin teknik dhe evidenton çështjet problematike për raportim.
Kualifikimet
- Diplomë në Inxhinieri Ndërtimi / Civil Engineering.
- Përvoja e mëparshme konsiderohet përparësi, megjithatë nuk është kusht i domosdoshëm.
- Njohuri në AutoCAD, MS Office dhe në leximin e projekteve teknike.
- Shkathtësi të mira organizative dhe kujdes i lartë ndaj hollësive.
- Gatishmëri për angazhim në terren me orar të plotë.
Vendodhja e objektit është në Tirane.