Kemi një mundësi punësimi për Ekonomist te KRKA – Zyra e Përfaqësisë në Prishtinë.
Kontributi juaj
- Të kryhet kontrolli dokumentar dhe financiar i dokumentacionit kontabël, përfshirë qarkullimin, miratimin dhe besueshmërinë e tij.
- Të regjistrohen ngjarjet afariste në sistemin informativ.
- Të garantohet saktësia dhe korrektësia e të dhënave të futura në sistemin informativ.
- Të llogariten pagat, shpërblimet e tjera dhe detyrimet ndaj punonjësve në përputhje me legjislacionin vendor dhe politikat e kompanisë Krka.
- Të zhvillohen operacionet financiare.
- Të përgatiten raporte mbi operacionet afariste për nevojat e Zyrës së Përfaqësisë dhe të organit mbikëqyrës të saj.
- Të merret pjesë në realizimin e inventarizimit vjetor të aseteve.
- Të llogariten tatimet dhe detyrimet e tjera.
- Të monitorohen ligjet tatimore dhe standardet e kontabilitetit.
- Të përgatiten plane, vlerësime dhe analiza të ndryshme për menaxhmentin dhe për Krka-n.
Ne presim
- Arsim universitar në ekonomi.
- Së paku 3 vite përvojë në kontabilitet dhe financa.
- Njohuri të mira të legjislacionit tatimor, të punës dhe të ligjeve të tjera përkatëse të Kosovës.
- Njohuri të mira të standardeve ndërkombëtare të raportimit financiar (IFRS).
- Përvojë në hartimin e llojeve të ndryshme të raporteve dhe analizave.
- Njohuri të shkëlqyera në programe kontabël dhe bankim elektronik.
- Përdorim profesional i Microsoft Office (Excel, Word, Outlook).
- Njohuri të rrjedhshme të gjuhës angleze.
- Të jetë person i saktë dhe analitik, me iniciativë, dinamik dhe efikas, i aftë të respektojë afatet dhe me qasje komunikimi të ndershme e transparente.
Ne ofrojmë
- Zhvillim profesional dhe personal, si dhe mundësi për avancim në karrierë.
- Trajnime të rregullta gjatë punës.
- Pagë konkurruese.
- Punë në një ambient biznesi ndërkombëtar.
- Kontratë me kohëzgjatje të caktuar prej një viti.
Dokumentet e kërkuara
- CV në gjuhën angleze.
- Kopja e diplomës.
- Kopja e patent-shoferit.