Titulli: Përgjegjës Prodhimi — Durrës
Kompania: Kristi Mermer
Përshkrimi: Përgjegjës për mbikëqyrjen e procesit të prerjes dhe kontrollit të materialeve në prodhim. Do të sigurojë që porositë të realizohen sipas dimensioneve dhe afateve, duke koordinuar ekipin dhe mbajtur raporte të detajuara për cilësinë dhe saktësinë e punës.
Detyrat:
- Kontrollon përmasat e materialeve para prerjes sipas fletës së porosisë.
- Verifikon që çdo prerje të kryhet sipas dimensioneve të kërkuara.
- Kontrollon materialet pas prerjes për të siguruar saktësinë dhe cilësinë.
- Koordinon punën me punëtorët e prerjes dhe operatorët e makinerive.
- Siguron që çdo porosi të realizohet sipas planit dhe afateve të përcaktuara.
- Identifikon dhe raporton menjëherë gabimet ose devijimet në prodhim.
- Mban shënime dhe raporte për porositë e përfunduara dhe kontrollin e cilësisë.
- Kujdeset për përdorimin korrekt të materialit dhe minimizimin e humbjeve.
- Bashkëpunon me administratën dhe sektorin e shitjeve për sqarimin e detajeve të porosive.
Kualifikimet:
- Eksperiencë e mëparshme në përpunimin e mermerit, granitit ose materialeve të ngjashme (preferohet).
- Aftësi shumë të mira në leximin e përmasave dhe planeve teknike.
- Saktësi dhe vëmendje e lartë ndaj detajeve.
- Aftësi organizative dhe menaxhuese të punës në prodhim.
- Aftësi komunikimi dhe bashkëpunimi me ekipin.
- Njohuri bazë në përdorimin e mjeteve matëse (metër, shabllone, etj.).
- Përgjegjshmëri e lartë dhe ndjenjë përgjegjësie ndaj materialit dhe punës.
Ofrohet:
- Ambient pune profesional dhe i strukturuar.
- Pagë konkurruese sipas eksperiencës.
- Mundësi zhvillimi profesional.
- Stabilitet pune afatgjatë.
Adresa: Rruga Asti Nushi, Shkozet, Durrës.