Përshkrimi
Kresha Prod sh.p.k është një kompani që merret me prodhimin dhe tregtimin e kafesë, me përvojë dhe përkushtim në këtë fushë që prej vitit 2005.
Kompania po kërkon një Teknik Ekspresi, i cili do të jetë përgjegjës për servisimin dhe rregullimin e pajisjeve të kafesë, me synim që ato të punojnë në mënyrë sa më efikase dhe të ofrohet shërbim cilësor për klientët.
Detyrat
- Kryen mirëmbajtjen dhe riparimin e ekspresëve të kafesë, mullinjve dhe pajisjeve të akullit të markave që mbulon kompania.
- Kontrollon makineritë për të vërtetuar se funksionojnë siç duhet dhe sigurojnë rendiment efikas.
- Shkon në lokacionet e klientëve për instalim, servis, mirëmbajtje dhe riparim të ekspresëve, sa herë që kjo kërkohet.
- Sigurohet që mekanizmat e sigurisë të pajisjeve janë në gjendje pune përpara se ato të vihen në funksion.
- Përdor makineritë në mënyrë të sigurt, duke mbrojtur veten dhe personat e tjerë përreth.
- Kujdeset që produktet e realizuara përmes makinerive të ruajnë standard të lartë cilësie.
Kualifikimet
- Të ketë përfunduar shkollën e mesme.
- Të njohë teknikat që lidhen me ekspresin e kafesë.
- Të ketë të paktën 1 vit përvojë të mëhershme në rolin e Teknikut të Ekspresit.
- Të ketë aftësi për organizimin e punëve, menaxhimin e kohës dhe vendosjen e prioriteteve.
- Të jetë i aftë të punojë si në mënyrë të pavarur, ashtu edhe në bashkëpunim me ekipin.
- Të posedojë leje qarkullimi të kategorisë B.
- Të tregojë angazhim maksimal gjatë orarit të punës.