Menaxher/e Rajonal/e — Fier
Vendbanim: Fier
Përshkrimi
Kresha Prod sh.p.k është një kompani prodhimi dhe tregtimi të kafesë, me eksperiencë dhe pasion që nga viti 2005. Kompania kërkon një Menaxher/e Rajonal/e me profil të fortë komercial dhe operacional, i/e cili/a do të jetë përgjegjës/e për zhvillimin, menaxhimin dhe rritjen e tregut në zonën përkatëse. Ky rol kërkon një profil që nuk është vetëm shitës, por një ndërtues tregu, që kupton dinamikat e HORECA dhe Retail dhe di të krijojë marrëdhënie afatgjata me klientë me vlerë.
Detyrat
Përgjegjësitë Kryesore
- Drejton dhe zhvillon aktivitetin e shitjes në rajon (HORECA & Retail).
- Ndërton dhe zbaton strategji konkrete për rritje të volumit dhe penetrimit në treg.
- Menaxhon dhe orienton ekipin në terren (agjentë shitje / tregtarë).
- Vendos objektiva mujore dhe ndjek realizimin e tyre me KPI të qarta.
- Identifikon dhe zhvillon klientë të rinj me potencial (premium & strategjik).
- Mirëmban dhe rrit marrëdhëniet me klientët ekzistues.
- Analizon performancën e tregut dhe propozon përmirësime konkrete.
- Menaxhon negocimin e kontratave dhe marrëveshjeve tregtare.
- Koordinon aktivitetin me departamentet e tjera (financë, logjistikë, marketing).
- Monitoron konkurrencën dhe përshtat strategjinë sipas tregut.
Detyra Operacionale
- Organizimi i rutave dhe mbulimit të territorit.
- Kontroll i performancës së agjentëve në terren.
- Raportim periodik (ditor/javor/mujor).
- Ndjekja e stokut dhe rotacionit te klientët.
- Zgjidhja e problematikave në terren në kohë reale.
Kualifikimet
Aftësitë dhe Kompetencat
- Aftësi shumë të mira në shitje dhe negocim.
- Mendim strategjik dhe orientim drejt rezultateve.
- Aftësi për të ndërtuar dhe menaxhuar ekipe.
- Komunikim i fortë dhe ndikim në vendimmarrje te klienti.
- Aftësi analitike (kupton numrat, marzhet, performancën).
- Njohje e tregut HORECA dhe/ose FMCG (avantazh i fortë).
- Aftësi për të punuar nën presion dhe me objektiva.
- Proaktiv, i orientuar drejt zgjidhjes dhe jo justifikimeve.
Kualifikimet
- Eksperiencë e mëparshme në pozicion menaxherial në shitje.
- Eksperiencë në HORECA / Retail / FMCG (preferohet).
- Leje drejtimi (e detyrueshme).
- Njohuri bazë të paketës Office.
Çfarë Ofrojmë
- Paketë kompensimi mbi mesataren e tregut + bonus i lartë performance.
- Sistem bonusesh i lidhur direkt me rezultatet.
- Mundësi reale zhvillimi dhe rritjeje në karrierë.
- Ambient profesional dhe objektiva të qarta.
Dokumentet e kërkuara