• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
KRESHA PROD

Menaxher/e Horeca Tirane

KRESHA PROD
Apliko
ShitjeTiranë3 javë më parëFull Time

Përshkrimi

Kresha Prod sh.p.k është një kompani që merret me prodhimin dhe tregtimin e kafesë, duke ushtruar aktivitetin e saj me përvojë dhe përkushtim që prej vitit 2005.

Kompania po kërkon një Menaxher/e HoReCa për zonën e Tiranës, i/e cili/a do të ketë në ngarkim zgjerimin e bazës së klientëve, konsolidimin e bashkëpunimit me partnerët aktualë dhe realizimin e objektivave mujore të shitjeve.

Detyrat

  • Të shtojë efikasitetin e shitjeve në rajonin që mbulon.
  • Të koordinojë organizimin e punës për secilin prej Menaxherëve të Terrenit.
  • Të përcaktojë objektivat e punës.
  • Të ndjekë në mënyrë të vazhdueshme çështjet dhe problematikat e rajonit.
  • Të trajnojë stafin.
  • Të kryejë analiza të hollësishme të performancës.
  • Të kujdeset për ruajtjen dhe zhvillimin e klientëve ekzistues.
  • Të hartojë planifikim të detajuar për identifikimin e klientëve të rinj.
  • Të krijojë marrëdhënie të qëndrueshme me klientë dhe partnerë të ndryshëm.
  • Të bashkëpunojë me drejtorin e shitjeve për përcaktimin dhe zbatimin e objektivave të shitjes për rajonin.

Kualifikimet

  • Të ketë përvojë pune në shitje, në një rol menaxherial.
  • Të jetë i/e aftë të realizojë analiza tregu dhe të ndërtojë strategji.
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi.
  • Të zotërojë aftësi të mira negociuese.
  • Të dijë të përdorë paketën Office.
  • Të posedojë leje drejtimi.