• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Kredo Finance

Specialist i Shërbimit të Klientit për degët e Tiranës

Kredo Finance
Apliko
Sherbim ndaj KlientitTiranë1 javë më parëFull Time

Përshkrimi

ECFA sha është një institucion financiar mikrokredie që operon në treg me synimin për t’u ofruar individëve kredi konsumatore pa kolateral, përmes një shërbimi të shpejtë dhe një procesi huamarrjeje të thjeshtuar, duke ruajtur njëkohësisht sigurinë dhe komoditetin e klientëve.

Stafi ynë përfshin profesionistë të fushës së financës, IT-së dhe shërbimit ndaj klientit, secili me ekspertizë në profilin e vet. Në kuadër të zgjerimit në zona të reja, kompania po kërkon kandidatë për rolin e Specialist i Shërbimit të Klientit për degët e Tiranës.

Detyrat

Përmbledhje e përgjegjësive

  • Trajtimi i aplikimeve për kredi në degë, duke ndjekur procedurat e kontrollit dhe vlerësimit të përcaktuara nga kompania.
  • Shqyrtimi i dokumenteve të dorëzuara nga klienti.
  • Sistematizimi i dosjes së kredisë dhe paraqitja e rastit për miratim në përputhje me kriteret e procesit të kredidhënies.
  • Administrimi i kërkesave të ndryshme të klientëve që lidhen me informacionin dhe procedurat e kredisë së përfituar prej tyre.
  • Realizimi i veprimeve cash për pagesat e kredive të përpunuara, si edhe administrimi i arkës sipas standardeve përkatëse.
  • Ofrimi i shërbimit ndaj klientëve në degë, duke trajtuar kërkesat e tyre dhe duke adresuar siç duhet problematikat e raportuara në përputhje me procedurat e brendshme të shoqërisë.

Kualifikimet

Kërkesat kryesore

  • Të ketë përfunduar studimet universitare.
  • Të zotërojë aftësi shumë të mira komunikimi, si në të folur ashtu edhe me shkrim.
  • Të ketë të paktën 1 vit përvojë në sektorin e shërbimit ndaj klientit.
  • Të ketë kompetencë të lartë në identifikimin dhe zgjidhjen e problematikave.
  • Të disponojë aftësi analitike dhe kujdes të lartë ndaj detajeve.
  • Të përdorë në mënyrë profesionale Microsoft Office Suite, Outlook dhe Excel.
  • Të menaxhojë në mënyrë efektive kohën dhe të dijë të vendosë prioritetet e duhura gjatë përmbushjes së disa detyrave njëkohësisht.

Shënime

Benefitet

  • ECFA sha synon të ndërtojë një mjedis të veçantë pune.
  • Për çdo pozicion pune, përveç pagës, institucioni ofron edhe përfitime të tjera.

Për nivelin Specialist parashikohet Paga + Bonus + Paketa e Sigurimit Shendetesor Privat.

Trajnime zhvillimi për aftësitë profesionale dhe ndërpersonale.

Aktivitete dhe organizime të ndryshme kulturore, sportive dhe argëtuese.