• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Kredo Finance

Specialist i Shërbimit të Klientit / Dega Lushnje

Kredo Finance
Apliko
Sherbim ndaj KlientitLushnjë6 ditë më parëFull Time

Specialist i Shërbimit të Klientit — Dega Lushnje

Përshkrimi:
ECFA sha është një Institucion Financiar Mikrokredie, i cili ofron kredi konsumatore pa kolateral me shërbim të shpejtë dhe proces të përshtatshëm të huamarrjes, pa anashkaluar sigurinë dhe komoditetin e konsumatorëve. Ekipi i përbërë nga profesionistë financiarë, IT dhe shërbim klienti po zgjerohet gjeografikisht, dhe pozita është për Degën Lushnje.

Detyrat:

  • Procesimi i aplikimeve për kredi në degë duke ushtruar proceset e kontrollit dhe vlerësimit të përcaktuara nga kompania.
  • Vlerësimi i dokumentacionit të paraqitur nga Klienti.
  • Organizimi i dosjes së kredisë dhe paraqitja e rastit për aprovim sipas kritereve të përcaktuara në procesin e kredidhënies.
  • Menaxhimi i kërkesave të ndryshme të klienteve në lidhje me informacionin dhe proceset e kredisë së marrë prej tyre.
  • Kryerja e transaksioneve të kesh-it për pagesat e kredive të procesuara dhe menaxhimi i arkës sipas standarteve të duhura.
  • Shërbimi i klienteve në degë duke u kujdesuar për kërkesat e tyre dhe adresimin e duhur të problematikave të raportuara sipas proceseve të brendshme të shoqërisë.

Kualifikimet:

  • Diplomë Universitare.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi (verbale dhe në të shkruar).
  • Eksperiencë në sektorin e shërbimit të klientit për të paktën 1 vit.
  • Aftësi të forta në identifikimin dhe zgjidhjen e problemeve.
  • Aftësi analitike dhe i vëmendshëm ndaj detajeve.
  • Profesionalisht i aftë për përdorimin e Microsoft Office Suite, Outlook dhe Excel.
  • Menaxhues i shkëlqyer i kohës dhe me aftësi për të vënë prioritet e duhura në përmbushjen e disa detyrave njëkohësisht.

Dokumentet e kërkuara:

  • CV

Benefitet:

  • ECFA sha dëshiron të krijojë një ambjent të veçantë pune dhe është krenar për mundesitë e barabarta të punësimit që ofron.
  • Përvec pagës për çdo pozicion pune, ofrohen benefite të tjera.
  • Për nivelin Specialist ofrohet Paga + Bonus + Paketa e Sigurimit Shëndetësor Privat.
  • Trajnime zhvillimi për aftësitë profesionale dhe ndërpersonale.
  • Aktivitetete dhe organizime të ndryshme kulturore, sportive dhe argëtuese.