Përshkrimi
ECFA sha është një institucion financiar i mikrokredisë që operon në treg me fokus ofrimin e kredive konsumatore pa kolateral për individë. Shoqëria synon të sigurojë shërbim të shpejtë dhe një proces huamarrjeje të thjeshtuar, duke ruajtur njëkohësisht sigurinë dhe komoditetin e klientëve.
Stafi i kompanisë përbëhet nga profesionistë të fushës së financës, IT dhe shërbimit ndaj klientit, secili me ekspertizë në profilin e vet. Si rezultat i zgjerimit gjeografik, kompania po kërkon kandidatë për rolin Specialist i Shërbimit të Klientit në degën Lushnje.
Detyrat
- Të përpunojë aplikimet për kredi në degë, duke ndjekur procedurat e kontrollit dhe vlerësimit të përcaktuara nga kompania.
- Të shqyrtojë dokumentacionin e paraqitur nga klienti.
- Të sistemojë dosjen e kredisë dhe ta paraqesë rastin për miratim në përputhje me kriteret e procesit të kredidhënies.
- Të administrojë kërkesat e ndryshme të klientëve që lidhen me informacionin dhe procedurat e kredisë së përfituar prej tyre.
- Të realizojë veprimet cash për pagesat e kredive të përpunuara dhe të menaxhojë arkën sipas standardeve përkatëse.
- Të ofrojë shërbim për klientët në degë, duke trajtuar kërkesat e tyre dhe duke adresuar në mënyrën e duhur problematikat e raportuara sipas proceseve të brendshme të shoqërisë.
Kualifikimet
- Të ketë përfunduar studimet universitare.
- Të zotërojë aftësi shumë të mira komunikimi, si në të folur ashtu edhe në të shkruar.
- Të ketë jo më pak se 1 vit përvojë në sektorin e shërbimit ndaj klientit.
- Të ketë aftësi të mira për identifikimin dhe zgjidhjen e problemeve.
- Të shfaqë mendim analitik dhe kujdes të lartë ndaj detajeve.
- Të përdorë në mënyrë profesionale Microsoft Office Suite, Outlook dhe Excel.
- Të menaxhojë kohën në mënyrë efektive dhe të vendosë prioritetet e duhura gjatë përmbushjes së disa detyrave njëkohësisht.
Benefitet
- ECFA sha synon të ndërtojë një mjedis pune të veçantë.