Përshkrimi
ECFA sha është një institucion financiar i mikrokredisë që vepron në treg me fokus në ofrimin e kredive konsumatore pa kolateral për individë. Shoqëria synon të ofrojë shërbim të shpejtë dhe një proces huamarrjeje të thjeshtuar, duke ruajtur njëkohësisht sigurinë dhe komoditetin e klientëve.
Stafi i kompanisë përbëhet nga specialistë të financës, IT dhe shërbimit ndaj klientit, secili me përvojë në fushën përkatëse. Si rezultat i zgjerimit gjeografik, kompania po kërkon një Specialist i Shërbimit të Klientit për degën Lezhë.
Detyrat
- Kryen përpunimin e aplikimeve për kredi në degë, duke ndjekur procedurat e kontrollit dhe vlerësimit të përcaktuara nga kompania.
- Shqyrton dokumentacionin e dorëzuar nga klienti.
- Sistemon dosjen e kredisë dhe e paraqet rastin për miratim në përputhje me kriteret e vendosura në procesin e kredidhënies.
- Administron kërkesat e ndryshme të klientëve lidhur me informacionin dhe procedurat e kredive që ata kanë përfituar.
- Realizon transaksionet cash për pagesat e kredive të procesuara dhe administron arkën sipas standardeve përkatëse.
- Ofron shërbim për klientët në degë, duke trajtuar kërkesat e tyre dhe duke adresuar në mënyrë të përshtatshme problematikat e raportuara sipas proceseve të brendshme të shoqërisë.
Kualifikimet
- Diplomë Universitare.
- Aftësi shumë të mira komunikimi, si me gojë ashtu edhe me shkrim.
- Të paktën 1 vit eksperiencë në sektorin e shërbimit ndaj klientit.
- Aftësi të mira për të identifikuar dhe zgjidhur problemet.
- Mendim analitik dhe vëmendje e lartë ndaj detajeve.
- Njohuri të mira në përdorimin e Microsoft Office Suite, Outlook dhe Excel.
- Aftësi shumë të mira në menaxhimin e kohës dhe në vendosjen e prioriteteve për përmbushjen e disa detyrave njëkohësisht.
Benefitet
- ECFA Sha synon të ndërtojë një mjedis pune të veçantë.
- Për çdo pozicion, përveç pagës, institucioni ofron edhe përfitime të tjera shtesë.
- Për nivelin Specialist ofrohet Paga + Bonus + Paketa e Sigurimit Shëndetësor Privat.
- Ofron trajnime zhvillimi për aftësitë profesionale dhe ndërpersonale.
- Përfshihen aktivitete dhe organizime të ndryshme kulturore, sportive dhe argëtuese.