Përshkrimi
ECFA sha është një Institucion Financiar Mikrokredie, i cili ka filluar operimin në treg, për të ofruar tek individët, kredi konsumatore pa kolateral me shërbim të shpejtë dhe proces të përshtatshëm të huamarrjes, pa anashkaluar sigurinë dhe komoditetin e konsumatorëve.
Ekipi ynë përbëhet nga profesionistë financiarë, IT dhe shërbim klienti, të cilët janë ekspertë në fushën e tyre. Për shkak të zgjerimit gjeografik, ne jemi duke ftuar profesionistë për të aplikuar për pozitën e Specialist i Shërbimit të Klientit për degën Lezhë.
Detyrat
Përshkrimi i detyrave
- Procesimi i aplikimeve për kredi në degë duke ushtruar proceset e kontrollit dhe vlerësimit të përcaktuara nga kompania.
- Vlerësimi i dokumentacionit të paraqitur nga Klienti.
- Organizimi i dosjes së kredisë dhe paraqitja e rastit për aprovim sipas kritereve të përcaktuara në procesin e kredidhënies.
- Menaxhimi i kërkesave të ndryshme të klienteve në lidhje me informacionin dhe proceset e kredisë së marrë prej tyre.
- Kryerja e transaksioneve të kesh-it për pagesat e kredive të procesuara dhe menaxhimi i arkës sipas standarteve të duhura.
- Shërbimi i klienteve në degë duke u kujdesuar për kërkesat e tyre dhe adresimin e duhur të problematikave të raportuara sipas proceseve të brendshme të shoqerisë.
Kualifikimet
Kërkesat kryesore
- Diplomë Universitare.
- Aftësi të shkëlqyera komunikmi (verbale dhe në të shkruar).
- Eksperiencë në sektorin e shërbimit të klientit për të paktën 1 vit.
- Aftësi të forta në identifikimin dhe zgjidhjen e problemeve.
- Aftësi analitike dhe i vëmendshëm ndaj detajeve.
- Profesionalisht i aftë për përdorimin e Microsoft Office Suite, Outlook dhe Excel.
- Menaxhues i shkëlqyer i kohës dhe me aftësi për të vënë prioritet e duhura në përmbushjen e disa detyrave njëkohësisht.
Shënime
Benefitet
√ ECFA sha dëshiron të krijojë një ambjent të veçantë pune dhe është krenar për mundesitë e barabarta të punësimit që ofron
√ Institucioni ECFA sha përvec pagës për cdo pozicion pune, ofron benefite te tjera, të cilat janë:
*Për nivelin Specialist ofrohet Paga + Bonus + Paketa e Sigurimit Shendetesor Privat
Trajnime zhvillimi për aftësitë profesionale dhe ndërpersonale
Aktivitete dhe organizime të ndryshme kulturore, sportive dhe argëtuese*