• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Kredo Finance

Menaxher i Njësisë se Kujdesit te klientit

Kredo Finance
Apliko
Sherbim ndaj KlientitTiranë2 ditë më parëFull Time

Përshkrimi

ECFASh.a është një institucion financiar i mikrokredisë që ka nisur aktivitetin në treg me synimin për t’u ofruar individëve kredi konsumatore pa kolateral, përmes një shërbimi të shpejtë dhe një procesi huamarrjeje të thjeshtuar, duke ruajtur njëkohësisht sigurinë dhe komoditetin e klientëve.

Skuadra përbëhet nga profesionistë të fushës së financës, IT dhe shërbimit ndaj klientit, me ekspertizë në disiplinat përkatëse. Aktualisht kërkohet një profesionist për rolin Menaxher i Njësisë se Kujdesit te klientit.

Detyrat kryesore

  • Udhëheq dhe organizon punën e përditshme të ekipeve të Suportit, Shitjeve dhe Aplikimeve Online.
  • Përcakton synime individuale dhe të ekipit në përputhje me objektivat strategjike të kompanisë.
  • Mbikëqyr rezultatet e punonjësve dhe kujdeset për zhvillimin e tyre të vazhdueshëm profesional.
  • Realizon vlerësime të rregullta të performancës dhe përgatit plane zhvillimi për stafin.
  • Nxit një kulturë pune të fokusuar te klienti, rezultatet dhe bashkëpunimi.
  • GarantON trajtimin me profesionalizëm dhe brenda afatit të kërkesave, pyetjeve dhe ankesave të klientëve.
  • Vëzhgon dhe përmirëson në mënyrë të vazhdueshme cilësinë e shërbimit që ofrohet.
  • Analizon arsyet kryesore të ankesave dhe sugjeron masa për t’i parandaluar ato.
  • Harton dhe zbaton standarde dhe procedura për komunikimin me klientët.
  • Siguron arritjen e objektivave të shitjeve përmes kanaleve telefonike dhe digjitale.
  • Ndjek performancën e shitjeve dhe evidenton mundësi për rritjen e konvertimeve.
  • Punon ngushtë me departamentet e Marketingut dhe Biznesit për fushata promovuese dhe veprimtari që gjenerojnë shitje.
  • Shqyrton rezultatet e fushatave dhe propozon përmirësime.
  • Mbikëqyr përpunimin dhe ndjekjen e aplikimeve online deri në përfundimin e tyre.
  • Siguron zbatimin e afateve dhe standardeve të shërbimit.
  • Identifikon mundësi për automatizim dhe optimizim të proceseve online.
  • Monitoron ecurinë e kanaleve digjitale dhe normat e konvertimit.
  • Ndjek dhe analizon treguesit kryesorë të performancës (KPI).
  • Përgatit raporte periodike për menaxhmentin lidhur me performancën e biznesit dhe aspektet operacionale.
  • Rekomandon iniciativa për rritjen e produktivitetit, cilësisë së shërbimit dhe efikasitetit operacional.
  • Kryen edhe detyra të tjera sipas kërkesave të drejtorit të Shërbimit të Klientit dhe nevojave të kompanisë.

Kualifikimet

  • Diplomë universitare në Administrim Biznesi, Ekonomi, Menaxhim ose në fusha të ngjashme.
  • Të paktën 3-5 vite përvojë në drejtimin e Call Center, Customer Care ose ekipeve të shitjeve.
  • Përvojë në menaxhimin e ekipeve që punojnë me objektiva shërbimi dhe shitjeje.
  • Njohuri të mira mbi sistemet CRM dhe platformat e komunikimit me klientët.
  • Njohuri të avancuara në analizën e të dhënave dhe raportimin e performancës.