Punëdhënës: Kosmonte Foods Sh.p.k.
Adresa: Rr. e Antenës, Harilaq, Fushë Kosovë
Titulli i punës: Punonjës në depo – 10 pozita
Departamenti: Logjistikë
Përshkrimi i shkurtër:
- Punonjësit në depo përgjigjen për ngarkimin, shkarkimin dhe vendosjen e mallrave në vendet e përcaktuara në depo. Ata përgatisin mallrat sipas porosive/faturave për dalje nga depoja, paketojnë artikujt dhe përditësojnë proceset e kthimit të mallrave sipas procedurave.
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
- Bën ngarkimin/shkarkimin e mallit nga mjetet transportuese;
- Bën vendosjen e mallit në depo në vendet e përcaktuara;
- Bën përgatitjen e mallit sipas porosive/faturave per dalje nga depo;
- Të gjitha përgatitjet për daljen e mallit sipas procedurave;
- Bën kthimin e mallit përmes faturës në sektorin përkatës, pasi të vërtetohet sasia e kthyer nga tereni;
- Bën lidhjen/paketimin e artikujve sipas aktiviteteve që përcaktohen;
- Detyra të tjera të përcaktuara nga udhëheqësi të cilat ndërlidhen me poziten e punës.
Kualifikimet e kërkuara:
- Kandidatët duhet të kenë të përfunduar shkollimin e Mesem;
- Të jenë të shkathët, fleksibil dhe organizativ;
- Të kenë aftësi të mira komunikuese, menaxhimit të kohës dhe etikes në punë;
- Preferohet një (1) vit përvojë pune.
Paga dhe përfitimet:
- Ofrohet pagë konkuruese dhe pako përfitimesh që përfshin transportin, shujtën ditore, sigurimin shëndetësor si dhe mundësi zhvillimi profesional. Bashkohuni me një ekip shumë të motivuar me një mjedis pune të hapur dhe komunikues.
Dokumentet e kërkuara:
- CV
- Dokumentacioni relevant
Afati i aplikimit: 30/04/2026
Vërejtje: Kandidatët që plotësojnë kushtet e kërkuara do të kontaktohen për intervista.