Kompania: “KOSMONTE FOODS TIRANA” sh.p.k
Pozicioni: Shofer për Fier/Vlorë
Përshkrimi:
“KOSMONTE FOODS TIRANA” sh.p.k, kompani lider në treg, ushtron aktivitet tregtar në fushën e importit dhe distribuimit të produkteve ushqimore në Shqipëri, Kosovë, Gjermani dhe Dubai. Kompania ofron punë të rregullt brenda dhe jashtë vendit, kontratë afatgjatë, shpërblime dhe bonuse në bazë të performancës dhe realizimeve. Për shkak të zgjerimit të vazhdueshëm kompania është në kërkim të stafit të ri energjik dhe me dëshirë për rritje profesionale.
Detyrat:
- Kryen shpërndarjen e mallit nëpër markete, klientë të kompanisë sipas udhëzimeve të magazinierit.
- Kryen furnizimin në kohë të porosive me produkte tek klientët përkatës.
- Tregon mirësjellje dhe përgjegjshmëri në marrëdhënie me partnerët e biznesit të kompanisë.
- Kryen çdo ditë kontrollin e automjetit të marrë në dorëzim, si para, ashtu edhe pas përfundimit të ditës së punës.
- Kujdeset për higjienën e brendshme dhe të jashtme të automjetit.
Kualifikimet:
- Të ketë leje drejtimi të kategorisë B (disponimi i lejes së kategorisë C përbën avantazh).
- Të ketë eksperiencë pune si shofer në fushën e distribucionit ose të ngjashme.
- Të ketë aftësi të mira komunikuese.
- Të ketë aftësi për të punuar në grup.
Rregullat dhe sjellja e pritshme:
- Të ketë përkushtim maksimal gjatë orarit të punës.
- Të jetë e komunikueshme me kolegët dhe e gatshme në çdo kohë të japë ndihmën e tyre për nevojat e kompanisë.
- Të karakterizohen nga ndershmëria, integriteti dhe korrektesia.
- Të ruaj konfidencialitetin dhe të ketë etikë të lartë profesionale.
- Të ketë aftësi organizative, kreative dhe të ndihmojnë në dhënien e ideve të reja.
- Të ecë me të njëjtin hap me qëllimet dhe synimet e kompanisë.
Dokumentet e kërkuara:
Shënime:
- Ky përshkrim pune nuk është gjithëpërfshirës. Punëdhënësi mund të kryejë dhe detyra të tjera për plotësimin e nevojave të kompanisë.
- Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.
- Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”. CV-ja juaj është e sigurt tek ne!