Pozicioni: Përfaqësuese Mjekësore
Përshkrimi:
- Përfaqësuesja mjekësore zhvillon dhe mban kontakte me profesionistët e kujdesit shëndetësor për të promovuar dhe mbështetur produktet ushqimore për fëmijë. Ajo organizon prezantime dhe evente edukative, mbështet aktivitetet e marketingut dhe bashkëpunon me ekipin e shitjes për të zhvilluar praninë në treg.
Detyrat:
- Përmirëson dhe mban kontaktin me HCP (Health Care Professionals), siç janë doktorat, mamit, infermieret, farmacistët dhe OP (Opinion Leader) në fushën që është përgjegjës.
- Organizón dhe merr pjesë në evente (prezentime të vogla/trajnime në fushën e farmaceutikës) si qëllim zhvillimin e shitjes.
- Përgatit prezantime për konsultime me HCP dhe OL duke u bazuar në vlerat ushqyese sipas shkencës për produktet.
- Përmirëson dhe mban kontakte me institucionet shtetërore dhe private që janë të rëndësishëm për produktin (p.sh. Ministrin e Shëndetësis, Asociacionet e Pediatrave, Institucionet për Nëna dhe Fëmijë, etj).
- Organizón dhe merr pjesë në takimet regjionale të pediatrëve/ konferencat mjeksore, kongrese, seminare dhe takime.
- Mbështet aktivitetet direkte të Marketingut (organizimi dhe koordinimi).
- Organizón dhe mbështet klinikat për arsye të hulumtimeve që do marr brenda tyre, nëse është e nevojshme (lindjet për vit, etj).
- Vështron dhe hulumton situatën në market (aktivitetet e konkurencës, produktet e reja, trendet, etj).
- Kontrollon kohë pas kohe pozicionimet e produkteve në farmaci dhe markete.
- Bën porosi sipas nevojës dhe përcjell nëse porosia ka shkuar me kohë.
- Bashkëpunon me personat shitës të tjerë të produktit për konsulta të ndryshme në lidhje me produktet dhe materialet reklamueses.
- Mbështet personat e tjerë të shitjes duke ju dhënë informata për vlerat ushqyese të produkteve.
- Zhvillon njohuritë në lidhje me produktet ushqimore dhe vlerat ushqyese të produkteve që kanë për fëmijët.
- Njofton klientët dhe konsumatorët nëse është e nevojshme për produktet (në telefon, email, internet, etj).
Kualifikimet:
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë, në Mjekësi.
- Të ketë njohuri shumë të mira të paketës bazë MS Office (Windows, Excel, PowerPoint).
- Të ketë përvojë pune jo më pak se 2 vjet në profil të njëjtë.
- Të ketë aftësi të mira menaxhimi.
- Të jetë person i besueshëm dhe me aftësi të mira organizative dhe bashkëpunuese.
- Të dijë të ruajë konfidencialitetin dhe të ketë etikë të lartë profesionale.
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze.
Rregullat e punës:
- Të ketë përkushtim maksimal gjatë orarit të punës.
- Të jetë e komunikueshme me kolegët dhe e gatshme në çdo kohë të japë ndihmën e tyre për nevojat e kompanisë.
- Të karakterizohen nga ndershmëria, integriteti dhe korrektesia.
- Të ketë aftësi organizative, kreative dhe të ndihmojnë në dhënien e ideve të reja.
- Të ecë me të njëjtin hap me qëllimet dhe synimet e kompanisë.
Dokumentet e kërkuara:
Shënime:
- Ky përshkrim pune nuk është gjithëpërfshirës. Punëmarrësi mund të kryejë dhe detyra të tjera për plotësimin e nevojave të kompanisë.
- Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.
- Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”. CV-ja juaj është e sigurt tek ne!